Botox një mënyrë për të trajtuar depresionin dhe ankthin social

Botox një mënyrë për të trajtuar depresionin dhe ankthin social

Studiuesit po studiojnë gjithashtu nëse Botox mund të trajtojë ankthin social dhe çrregullimin bipolar.Mjekët thonë se studimet e mëparshme tregojnë se 50-60 për qind e pacientëve përfitojnë nga marrja e injeksioneve të fytyrës. Ata thonë se shprehjet e fytyrës janë pjesë e qarkut të trurit që lidhet me humorin.

Frika, zemërimi dhe trishtimi të cilat ndikojnë në shprehitë e fytyrës të gjitha kalojnë nëpër muskuj duke përshpejtuar procesin e plakjes në fytyrë, shtimin e rrudhave, humbjen e elasticitit të lëkurës.

Në keto raste na vjen në ndihmë Botox, i cili në thelb frenon muskujt dhe i qetëson ata, në mënyrë që të bëhet më e vështirë të ndjehen këto emocione negative. Botox ka një profil të efekteve anësore shumë të favorshme dhe ka qenë në përdorim për më shumë se njëzet vjet.

Botox është një injeksion i cili bllokon sinjalet nervore tek muskujt në zonën e injektimit. Efektet e saj janë të përkohshme dhe zakonisht duhen ribërë sërisht pas tre muajsh.

Botox aktualisht është i aprovuar nga FDA për përdorim kozmetik për të zvogëluar rrudhat e parakohshme në fytyrë, djersitjes së tepërt dhe llojeve të caktuara të dhimbjeve në qafë dhe çështjeve së syve. Shpenzimet ndryshojnë shumë, por Shoqata Amerikane për Kirurgjinë Plastike Estetike tha se çmimi mesatar për një trajtim Botox në vitin 2017 ishte 376 dollarë.

Give a Reply

WhatsApp WhatsApp
Skip to toolbar