Lifting i fytyrës

Të dhëna të përgjithshme

Bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale për rinimin e fytyrës e cila ka disa variante: nga mobilizimi i thjeshtë i lëkurës deri në ngritjen e fascies me ose pa bashkim muskular, nga ngritja e muskujve deri tek shkëputja nën periost me teknikat kirurgjikale plotësuese. Synimi është zvogëlimi i rrudhave dhe i shenjave të tjera të moshës dhe një pamje më rinore e fytyrës dhe e qafës. Nëse kësaj procedure i shtohet vendosja e protezave të fytyrës, krijohet një lifting tripërmasor mjaft i bukur, shprehës dhe jetëgjatë.

Në cilin rast këshillohet

Pas moshës 40 vjeç me një lifting të lehtë, pas moshës 50 vjeç një lifting mesatar dhe pas moshës 60 vjeç lifting tripërmasor.

Rezultatet

Rezultatet e kësaj procedure janë të dukshme dhe jetëgjata.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Nevojiten përgatitjet e zakonshme të kirurgjisë së përgjithshme.
  • Të bëhet larja e flokëve mbrëmjen para ndërhyrjes.
  • Nuk duhet përdorur tualet i fytyrës ditën e operacionit.

Operacioni

Me anestezi lokale dhe sedacion të thellë, bëhet një incizion përpara aurikulës së veshit i cili shkon në drejtim mbrapa dhe përfundon midis flokëve ose në qafë. Pas incizionit, lëkura ndahet nga indet e thella me bisturi ose gërshërë. Në këtë pikë, indet e thella të fytyrës tërhiqen dhe kapen me anën e suturave, në disa raste duke hequr indin e tepërt. Kirurgu, në bazë të gjykimit dhe përvojës së tij, përcakton sasinë e lëkurës së tepërt që duhet hequr. Në fund bëhet heqja e lëkurës së tepërt dhe qepja e incizionit me sutura.

Pas Operacionit

  • Kryhet bandazhi i plotë dhe mbahet për tri ditë.
  • Një ngjitës lihet në qafë deri në ditën e pestë, ndërsa fijet hiqen ditën e dhjetë.
  • Nuk parashikohet vendosja e drenazheve.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

Skip to toolbar