Trajtimi i milisë me teknikat me lazer.

Si shfaqet kjo sëmundje?

Pikat e milit, të njohura ndryshe si “pikat e qumështit”, është një lloj shumë i vogël kisti sipërfaqësorë nga forma e rrumbullakët dhe qëndrueshmëria gjysmë solide. Zakonisht ato shfaqen në fytyrë(sidomos në hundë, në konturet e syve ose në faqe) dhe për këtë arsye ata perceptohen nga të prekurit si disa elementë të shëmtuar që shkatërrojnë shprehjen e fytyrës.

Kokrra e milit nuk duhet të ngatërrohet me pikat e zeza.

Shenjat dhe shkaqet e shfaqjes së pikave të Milit

Këto pika të veçanta të bardha shfaqen si flluska të vogla të mbushura me keratin, ngjyrë të bardhë dhe dimensione që zakonisht nuk kalojnë 2 mm në diametër. Më shpesh ata vijnë në formë të shumëfishtë, duke arritur deri në 50 njësi.

Ndryshe nga puçrrat e fytyrës, tipike e pubertetit, pikat e milit nuk janë karakteristikë e një grupmoshë të caktuar dhe mund të shfaqen kurdo, si në foshnje ashtu dhe në moshë madhore.

Shkaqet e paraqitjes së tyre ende nuk janë plotësisht të njohura, edhe nëse ato supozohet të jenë të favorizuara nga njëra anë nga pastrimi jo i plotë i fytyrës ose nga përdorimi i tepruar i kozmetikës të papërshtatshme për llojin e lëkurës së tyre. Shkaqe të tjera të mundshme mund të lidhen me sëmundjet e veçanta dermatologjike, ekspozimin e tepërt ndaj diellit ose përdorimin e ekzagjeruar të solarit.

Trajtimi i pikave të Milit

Nëse pikat e bardha në fëmijën fillojnë të pakësohen spontanisht, tek të rriturit ato mund të hiqen vetëm me ndihmën e mjekut.
Ndër ndërhyrjet më të rekomanduara mund të theksojmë heqjen e pikave të bardha me anë të lazerave CO2. Kirurgjia nuk është e vështirë dhe kryhet rregullisht në klinikë.

Skip to toolbar