Trajtimi kundër rrudhave dhe plakjes së fytyrës, qafës dhe dekoltes:

  • Pjesë e trupit: Fytyrë – Qafë – Dekolte
  • Sesionet: 3 – 5
  • Kohëzgjatja: 20 – 30 minuta
  • Shqetësimet: Asnjë
  • Rezultati përfundimtar: I menjëhershëm

Çfarë është radiofrekuenca?

Radiofrekuenca është një metodë jo-invazive dhe pa dhimbje që në mënyrë efektive lufton shenjat e plakjes së lëkurës, zbutjen e papërsosmërive kryesore të lëkurës si rrudhat dhe shthurjes. Përdoret në mjekësinë estetike për të rikthyer tonalitetin dhe qëndrueshmëri në lëkurën e fytyrës dhe trupit. Duke rritur temperaturën e shtresave të para të lëkurës, radiofrekuenca lejon shtrëngimin e indeve dhe kompaktimin.

Metodologjia

Trajtimi me radiofrekuenca bazon efektivitetin e saj në kalimin e valëve elektromagnetike në nivelin e shtresave të para lëkurës me veprim ngrohje, të thellë dhe uniformë. Prandaj ekziston një shkurtim i menjëhershëm i fibrave të kolagjenit (rreth 1/3 e gjatësisë së tyre) dhe elastinës, me një stimulim të fibroblasteve për të sintetizuar kolagjenin e ri.Një tjetër efekt që është gjetur tashmë në frekuencë të ulët, është oksigjenimi qelizor i shkaktuar nga rritja e metabolizmit qelizor me përmirësim konsekuent në efikasitetin e mikrocirkulacionit.

Nëpërmjet thirrjes së gjakut dhe riaktivizimit të sistemit limfatik, qelizat e yndyrës nxiten të lëshojnë toksina dhe lëngje të tepërta duke rivendosur ekuilibrin e duhur. Valët elektromagnetike të radiofrekuencave përmirësojnë aktivitetin e pompës së sodiumit-kalium të membranës fibroblastike duke stimuluar prodhimin e kolagjenit të ri, elastinës dhe acidit hialuronik në mënyrë të natyrshme. Rezultatet janë kullimi i akumulimeve të shkaktuara nga mbajtja e ujit, hollimi i akumulimeve të lokalizuara ose të zgjatura të dhjamit dhe një tonizim i indeve dhe muskujve.

Për kë sygjerohet trajtimi?

Përdorimi i radiofrekuencave synon njerëz të të gjitha moshave, sidomos të rinjtë të etur për të luftuar shfaqjen e rrudhave dhe për këdo që aspiron për një përtëritje të lëkurës, veçanërisht në zonën fytyrës, qafës, dekoltes dhe barkut. Gjithashtu sygjerohet për të zvogëluar zonat e prekura nga celuliti në procesin e dobësimit.

WhatsApp WhatsApp