Siringiomi janë tumore të vogla beninje të kanalit të djersës, zakonisht të pranishme në qepallat, por që gjithashtu mund të gjenden në vende të tjera të lëkurës (fytyra, gjoks, sqetull, organet gjenitale, kërthizë).

Kjo është një sëmundje e padëmshme nga pikëpamja patologjike, por për arsye estetike mund të ndikojë negativisht nga ana emocionale ose psikologjike në pacientët e prekur.

Si shfaqen siringiomi

Ato duken si papule të vogla të së njëjtës ngjyrë si lëkura përreth ose të verdhë, kështu që shpesh ngatërrohen me xantelasmat.

Trajtimi i siringiomi

Ekzistojne metoda të ndryshme të trajtimit të syringomave, edhe pse më e rekomanduara në fushën e kirurgjisë dermatologjike është terapi lazer me dioksid karboni.

Falë lazerit të CO2 në disa seanca, është e mundur që të eleminohen siringiomit dhe kemi një kthim të pamjes normale të sipërfaqes së lëkurës të zonave të prekura, duke minimizuar gjithashtu efektet anësore, si shenjat dhe ënjtjet në krahasim me trajtimet e tjera.

WhatsApp WhatsApp