Të dhëna të përgjithshme

Blefaroplastika është një procedurë e cila ndërhyn në difektet estetike më të shpeshta të qepallave. Ndërhyrja mund të kryhet në qepallat e poshtme, ato të sipërme, ose në të katërta njëkohësisht.

Në cilin rast këshillohet

Kur dëshirohet një pamje më rinore e syve, në rastet me prani të lëkurës së tepërt ose e grumbullimit të dhjamit në qeset e thella dhjamore.

Rezultatet

Rezultatet e Blefaroplastikës janë të dukshme. Ndër më e rëndësishmja është një rinim i dukshëm i pamjes së syve, një paraqitje më e relaksuar dhe harmonike.

Përgatitja Pre-Operatore

Dy javë para ndërhyrjes duhet të ndërpriten barnat antikoagulante, antiagregante dhe anti-inflamatore të cilat në rastet me terapi kronike duhet të zëvendësohen nga mjeku i familjes me barna të përshtatshme.

Trajtimi Post-Operator

Fijet hiqen pas 5 ditësh. Pas operacionit, shfaqja e ënjtjes dhe e mavijosjes në një shkallë të moderuar është normale. Nevojiten 10 ditë për të rifilluar aktivitetet e përditshme normale. Pas ndërhyrjes këshillohet të shmanget ekspozimi ndaj rrezeve të diellit apo rrezeve ultravjollcë për të paktën 2 muaj.


Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

Skip to toolbar