Zvogëlim i gjoksit

Të dhëna të përgjithshme

Ndoshta kjo ndërhyrje është e para në historinë e kirurgjisë estetike të gjirit, për të cilën përshkruhet numri më i madh i teknikave dhe varianteve. Bëhet fjalë për zvogëlimin e vëllimit të gjirit dhe sipas rastit, rimodelimin dhe ngritjen e tij.

Në cilin rast këshillohet

Kur vëllimi i gjinjve është më i madh se norma dhe kjo krijon probleme posturale, lokale apo estetike.

Rezultatet

Në rastin kur aplikohet teknika më e përshtatshme për secilën paciente dhe kur nuk shfaqen ndërlikime të rastit, rezultatet janë mjaft të kënaqshme. Gjiri fillimisht merr një formë lehtësisht jo natyrale për shkak të tensionit që ushtrohet në polin e poshtëm dhe orientimit për nga poshtë të areolave. Në muajt e ardhshëm, gjiri zë vend në pozicionin e ri, poli i poshtëm mbushet dhe bëhet më sferik me thithën e kthyer nga lart deri sa kthehet në pocicionin e tij natyral. Rezultati i arritur, sidomos nëse është realizuar një ristrukturim solid i përbërësit gjëndëror, është i qëndrueshëm, megjithëse nuk mund të pritet një ndalje e procesit natyral të plakjes së organit. Kjo është e vërtetë për gjinjtë e zvogëluar dhe në gratë me inde akoma të tendosur dhe elastikë. Krejt ndryshe është fati i gjirit të operuar kur indet e pacientes janë pa elasticitet, lëkura është e hollë dhe e lëshuar. Në gra të tilla, edhe pse shumë të reja, pritet një rënie pak a shumë e parakohshme e të gjithë strukturës mamare por sidomos të cikatriceve të cilat mund të zgjerohen edhe në një masë të ndjeshme.

Përgatitja Pre-Operatore

Bazohet në një ose dy takime gjatë së cilave kirurgu vlerëson situatën e pacientes dhe i përshkruan asaj pritshmëritë më realiste në rast se zgjedh t’i nënshtrohet ndërhyrjes. Nëse ekzistojnë disa alternativa, ilustrohen të gjitha mundësitë e trajtimit të problemit si dhe diskutohen koha, kostot dhe metodat. Pasi arrihet marrveshja për një program trajtimi të caktuar, planifikohet strategjia e ndërhyrjes me ndihmën e fotove, vizatimeve dhe matjeve. Pacientja nënshkruan formularët rutinë të pajtimit me trajtimin e propozuar dhe merr listën e ekzaminimeve paraprake, si dhe përshkrimin e barnave të cilat duhet të marrë në vazhdim pas ndërhyrjes. Kjo fazë përfundon me një listë rekomandimesh mbi massat që duhen marrë në fazën post-operatore.

Teknikat

Ekzistojnë teknika të ndryshme përmes të cilave mund të zvogëlojmë gjirin, megjithëse shumica prej tyre, së jashtmi lënë të njëjtat shenja përfundimtare: një cikatrice të rrumbullakët përreth thithës, një cikatrice vertikale me drejtim nga thitha drejt brazdës inframamare dhe një tjetër përgjatë brazdës inframamare, gjatësia e së cilës varet nga përmasat e gjirit përpara operacionit (ndërhyrjes). Nga ana tjetër, në disa rrethana mund të kemi njëkohësisht praninë e një cikatriceje të rrumbullakët përreth thithës dhe një linjë vertikale ose diagonale, varësi të hiperplazisë që trajtojmë. Gjatë operacionit hiqet një pjesë e masës totale të gjirit, kryesisht në pjesën e jashtëme dhe të poshtme, atje ku statistikisht ekziston mundësia më e madhe për shfaqjen e një displazie malinje. Në këtë mënyrë ne zvogëlojmë në mënyrë domethënëse mundësinë e lindjes së një karcinome në të ardhmen. Thitha dhe gjiri mobilizohen në këtë mënyrë për të siguruar qarkullimin e gjakut dhe inervimin gjatë gjithë shtrirjes, si dhe në të njëjtën kohë për t’i dhënë gjirit formën e tij natyrore. Gjatë operacionit sigurohet pqrmes matjeve të veçanta simetria e gjirit. Shpeshhërë gjinjtë e mëdhenj kanë një zgjerim dhjamor në drejtim të sqetullës i cili përshkruhet si bisht i gjirit. Kjo trajtohet zakonisht me liposucion përgjatë operacionit ose më rrallë me heqje kirurgjikale direkte.

Pas Operacionit

Shtrimi zgjat 24 orë dhe më pas pacientja kthehet në shtëpi dhe qëndron në qetësi për një javë. Pacientja mund të lëvizë lirisht në shtëpi por duhet të shmangë aktivitetet e lodhshme (larja, hekurosja, etj). Aktiviteti imoderuar dhe puna mund të rifillohet pas 2 ose 3 javësh. Pacientja mund të rikthehet në palestër ose në pishinë pas rreth 40-45 ditësh.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

Skip to toolbar