Të dhëna të përgjithshme

Terapia e smaliaturave mund të realizohet me mënyra të ndryshme. Teknikat që përdoren janë këto:

  • Lazer CO2 Fraxel
  • Peeling kimik me TCA
  • PRP me qeliza staminale

Duhet të përmendim që smaljaturat janë dëmtime të fibrave të kolagjenit të cilat ndodhin në nivelin e shkëputjes së dermës nga epiderma, si rezultat i tensionit ose i çrregullimeve hormonale. Ekzistojnë dy tipa të smaljaturave, të kuqet dhe të bardhat. Smaljaturat e kuqe paraqesin në thelb dëmtimin fillestar të kolagjenit dhe shfaqen në fazat e para. Smaljaturat e kuqe i përgjigjen më mirë terapisë. Smaljaturat e bardha janë shenja të dëmtimit të pakthyeshëm të kolagjenit dhe ato janë më rezistente ndaj trajtimit. Studimet e fundit kanë treguar se aktivizimi i kolagjenit është mënyra e vetme për të përmirësuar smaljaturat. Për aktivizimin e kolagjenit ofrohen trajtime të ndryshme, në varësi të lokalizimit, numrit të tyre dhe llojit të lëkurës.

Lazer CO2 Fraxel

Trajtimi kryhet me fotodermolizë të pjesshme dhe të fokusuar përgjatë shtrirjes së smaljaturave. Energjia e lazerit shkakton mikrolezione të fokusuara të lëkurës të cilat i japin shtysë grumbullimit të qelizave që prodhojnë kolagjen. Nëse seanca e parë rezulton e suksesshme, ajo mund të ndiqet nga seanca të tjera me interval çdo 3 muaj, deri sa të arrihen rezultatet e dëshiruara. Në rastet e smaljaturave shumë të vogla me shtrirje të gjerë mund të kryhet një dermoabrazion sipërfaqësor i lëkurës me lazer CO2 fraksional.

Peeling kimik me TCA

Në kontekstin e rigjenerimit të lëkurës, trajtimi i smaljaturave mund të bëhet nëpërmjet metodës Peeling Kimik me TCA, me qëllim stimulimin e fibroblasteve dhe prodhimin e kolagjenit. Kjo terapi kryhet një herë në muaj dhe vazhdon 6 muaj. Trajtimi jep një përmirësim domethënës të smaljaturave të kuqe dhe rezultate të kënaqshme edhe në rastin e smaljaturave të bardha.

PRP dhe qelizat staminake

Injeksioni i PRP (trombocite të aktivizuara) nën lëkurë ka rezultate të vërtetuara për sa i përket nxitjes së prodhimit të kolagjenit. Trajtimi i smaljaturave mund të bëhet ose vetëm me PRP, ose në kombinim me qelizat staminale, për të fituar një efekt më të theksuar të trajtimit. Zakonisht nevojiten 2-4 seanca për të arritur rezultate të dukshme.

Çfarë mund të bëj për strijat e shtatzanisë

Strijat e shtatzanisë krijohen si pasojë e tendosjes së papritur të lëkurës, ndërkohë që luajnë rol të rëndësishëm edhe ndryshimet hormonale, megjithatë mekanizmi i saktë i shfaqjes së tyre nuk është i qartë. Smaljaturat që shfaqen janë të kuqe dhe shpesh shoqërohen nga kruarje dhe zhveshje të lëkurës përreth. Deri më sot, trajtimi i vetëm i strijave të shtatzanisë është parandalimi, d.m.th. shmangia e rritjes në peshë përtej normës. Gjithashtu nevojitet një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar, e pasur me vitamina, proteina dhe minerale, në mënyrë që të mos dëmtohet prodhimi i kolagjenit. Kur shfaqen strijat e shtatzanisë, nevojitet trajtimi lokal me një krem hidratuese, për të përmirësuar simptomat. Është mirë të shmanget çdo lloj trajtimi mjekësor ose farmaceutik, i cili mund të shkaktojë probleme në shtatzani.


Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

Skip to toolbar