Gjinekomastia

Të dhëna të përgjithshme

Gjinekomastisa përdoret për të treguar rritjen e vëllimit të indit mamar tek meshkujt. Ajo vjen nga shkaqe të ndryshme dhe mund të shfaqet në çdo periudhë të jetës. Aktualisht, trajtimi i vetëm që garanton mjekimin e kësaj patologjie është ndërhyrja kirurgjikale e kombinuar sipas rastit me një liposucion. Mjekimi kirurgjikal i gjinekomastisë jep rezultate mjaft të mira dhe të kënaqshme për pacientin, i mundëson atij rifitimin e vetëvlerësimit dhe një pamje mashkullore, duke i tejkaluar të gjitha problemet psikologjike dhe parehatinë që sjell ky inestetizëm.

Në cilin rast mund të këshillohet

Mund të veçojmë dy lloje të gjinekomastisë.
Gjinekomastia e vërtetë, me zmadhim të qëndrueshëm të komponentit gjëndëror, diagnostikohet më shpesh tek moshat e reja, ndërsa tek më të moshuarit ndeshemi më shpesh me pseudo-gjinekomastinë, e cila në thelb konsiston vetëm në rritjen e indit dhjamor. Indikacionet për trajtimin kirurgjikal të gjinekomastisë së vërtetë bazohen në dy objektiva kryesore: rikthimi i formës natyrale të gjoksit dhe diagnostikimi i një patologjie mamare të mundshme. Në rastin e dytë, përveç heqjes së gjëndrës mamare mashkullore, do të vazhdohet me ekzaminimin histologjik të indit të operuar.

Rezultatet

Rezultatet kirurgjikale të gjinekomastisë janë mjaft të mira; zona e gjoksit rikthehet në formën natyrale duke eliminuar dhjamin dhe lëkurën e tepërt ose indin gjëndëror në rastin e gjinekomastisë së vërtetë.
Në përfundim të ndërhyrjes me liposucion, do të ngelen vetëm cikatrice të vogla shumë pak të dukshme. Në rastin e heqjes së gjëndrës, shenja që ngelet do të lokalizohet në kufirin midis areolës dhe lëkurës dhe do të shtrihet përgjatë gjysmës ose të gjithë perimetrit areolar, sipas rastit klinik.

Përgatitja Pre-Operatore

Para se të realizohet liposucioni, është e domosdoshme që pacienti t’i nënshtrohet një vizite mjekësore të hollësishme dhe ekzaminimeve standarde të kërkuara nga kirurgu. Pacienti duhet të jetë i shëndetshëm dhe nuk duhet të vuajë nga patologji të tjera të rëndësishme. Për të zvogëluar rrezikun e hemorragjisë dhe vështirësinë e shërimit të cikatriceve, këshillohet ndërprerja e barnave antiagregante ose holluesit e gjakut të tilla si aspirina dhe duhet eliminuar duhani të paktën dy javë përpara operacionit.
Pacienti duhet të referojë menjëherë tek kirurgu shfaqjen e simptomave të ndonjë sëmundje, të cilat mund të bënin të arsyeshme shtyrjen e operacionit. Ditën e operacionit pacienti duhet të paraqitet me stomakun bosh (nuk duhet të ketë marrë ushqime ose lëngje prej mesnatës) dhe me korsenë elastike të këshilluar nga kirurgu për periudhën post-operatore.

Operacioni

Pas zvogëlimit të madhësisë së gjoksit me një mastektomi subkutane, me një liposucion ose duke përdorur ë dyja teknikat, është shpeshherë e nevojshme ndërhyrja për heqjen e lëkurës së tepërt e cila nuk mund të reduktohet në mënyrë spontane.
Në pjesën më të madhe të rasteve, shenja e incizionit kufizohet në një segment të vogël rrotull thithës, falë teknikës “round block” që konsiston në heqjen e një unaze lëkure përreth areolës dhe qepjen e saj të mëvonshme. Kur vëllimi i tepërt i gjoksit i detyrohet një zmadhimi jo natyral të komponentit dhjamor, zgjidhja më e mirë kirurgjikale është liposucioni, i cili përfaqëson metodën më pak invazive e dhe më të sigurt për korrigjimin e këtij difekti estetik. Kjo teknikë mund të jetë pjesërisht e dobishme edhe në rastin e gjinekomastisë mikse, me komponent dhjamor dhe gjëndëror njëkohësisht. Në varësi të teknikës së përdorur, kohëzgjatja e procedurës shkon nga 60 në 90 minuta.

Pas Operacionit

Në përfundim të procedurës, pacientit i aplikohet një mjekim elasto-kompresiv dhe një fasho elastike e cila duhet të mbahet veshur për gati 20-30 ditë.

    • Fijet e suturave do të hiqen pas 7 ditësh.
    • Vetëm pas heqjes së fijeve pacienti mund të bëjë përsëri dush.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

Skip to toolbar