Të dhëna të përgjithshme

Lazerat kanë tashmë një përdorim të gjerë në repartet dhe në klinikat e kirurgjisë plastike. Në ditët e sotme, në vend të burimeve “të vjetra” energjetike janë në zbatim teknologji të reja lazer për ristrukturimin e indeve lëkurore të prekura nga ndryshimet e plakjes dhe nga dëmtimet distrofike, anetodermike apo cikatriciale. Kjo sjell në vetvete kohë më të shkurtra shërimi dhe shumë pak efekte anësore në krahasim me teknikat tradicionale.
Rinimi i pamjes së lëkurës paraqet për popullsinë një interes të vazhdueshëm. Gjatë përvojës sonë, rigjenerimi sipërfaqësor me lazer CO2 Fraxel, gjen vend në trajtimin e pacientëve me shkallë të ndryshme të dëmtimit nga rrezet e diellit të cilat mund të përmirësohen dhe të shërohen për një kohë më të shkurtër se me metodat tradicionale.
Kjo metodë rezultoi e efektshme për zvogëlimin e rrudhave dhe të njollave nga dielli falë neokolagjenogjenezës, me përmirësim të elasticitetit dhe të lëmueshmërisë së lëkurës. Metoda mund të konsiderohet një përgjigje teknologjike e vlefshme ndaj kërkesave në rritje për rezultate të larta të trajtimit,në kohën më të shkurtër të mundshme të shërimit.
Rigjenerimi sipërfaqësor ablativ me burime Lazer CO2 Fraxel përfaqëson zgjidhjen më të mirë për trajtimin e dëmtimit të lëkurës nga ekspozimi kronik ndaj rrezeve UV.

Pacientë paraqesin tipare tipike të plakjes së fytyrës midis të cilave:

  • Shenjat e mimikës
  • Rrudhat
  • Poret e zgjeruara
  • Butësia e lëkurës
  • Hiperpigmentimet sipërfaqësore
  • Akne

Gjatë përvojës sonë teknologjia Lazer CO2 Fraxel ka rezultuar një metodë efikase dhe e sigurt duke mundësuar arritjen e rezultateve të kënaqshme me kohë të shkurtra shërimi.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

Skip to toolbar