Të dhëna të përgjithshme

Trajtimi dhe kujdesi për kapilarët e fytyrës me teknikat lazer:

  • Pjesë e trupit: Fytyrë, dekolte
  • Sesionet: 1 – 4
  • Kohëzgjatja: 10 – 20 minuta
  • Shqetësimet: Duhet mbrojtje më e lartë kundër rrezatimit diellor
  • Rezultati përfundimtar: I menjëhershëm

Çfarë janë kapilarët e gjakut që shfaqen në fytyrë?

Janë zgjerime të padëmshme të enëve të gjakut të vegjël (vena, kapilarët dhe arteriet) të dukshme përtej epidermës dhe shfaqen në mënyrë sipërfaqësore me një ngjyrë të kaltër-kuqe. Kapilarët e fytyrës prekin të dyja gjinitë si meshkujt ashtu dhe femrat.

Ata mund të ndryshojnë gjatë viteve: si në numër ashtu dhe në madhësi. Shfaqja e kapilarëve të rinj është shumë e mundshme. Në zonën e fytyrës tentojnë të shfaqen në buzë, ballë, aurikula, dhe në mukozën e hundës.

 

Shkaqet e shfaqjes së kapilarëve

Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme:

  • vasodilation
  • proceseve të përsëritura inflamatore
  • variacionet hormonale
  • atrofi i indeve të lëkurës

Trajtimi me lazer i kapilarëve të gjakut

Trajtimi me Dye Laser V-Beam Candle është më i sigurtë dhe më efektiv se metoda e dritës së pulsuar dhe lazer ktp. Ndjesia e perceptuar gjatë trajtimit është pothuajse pa dhimbje, në sajë të pranisë së sistemit të integruar të ftohjes. Rezultatet shfaqen gjatë një ose më shumë seancave me një zbardhim progresiv të zonës së trajtuar. Dye lazer  përfaqëson, për delikatesën e saj, selektivitetin dhe efektivitetin,  metodën më të mirë për përmisimin e fytyrës.

WhatsApp WhatsApp
Skip to toolbar