Trajtimi me teknikat lazer për ripërtëritje të fytyrës, qafës, dekoltesë.

Fytyra, qafa dhe pjesa e dekoltesë janë ndër pjesët që më së shumti tregojnë moshën e personit. Humbja e tonit të lëkurës dhe relaksimi i karakteristikave: këto janë shenjat kryesore të kalimit të kohës. Përveç kësaj, ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë plakjen e këtyre tre zonave.

Trajtimi më efektiv për të eleminuar rrudhat, pikat e lëkurës, poret e zgjeruara dhe për t’i dhënë lëkurës më shumë elasticitet, shkëlqim dhe freski, përfshin përdorimin e dy llojeve të lazerit, në varësi të rastit:

  • Lazeri fraksional CO2
  • Lazer jo-ablativ i pjesshëm 1500

Si realizohet trajtimi?

Duke kaluar dritën lazer drejtpërdrejt në lëkurën e fytyrës, qafës dhe dekoltesë, goditet uji i pranishëm në inde, duke nxitur në të njëjtën kohë formimin e kolagjenit të ri të thellë dhe rigjenerimin e indeve të lëkurës.

Sa seanca janë të nevojshme?

Numri i seancave për të arritur rezultate të rëndësishme ndryshon nga pacienti në pacient: varet nga sasia e njollave dhe thellësia e rrudhave që duhen trajtuar. Zakonisht seancat variojne nga 1 deri në 4, dhe mund të vërehen rezultate të dukshme që mbas seancës së parë të trajtimit, .

Cilat janë rezultatet që mund të perfitohen?

Falë përdorimit të teknikave të lazerit mund të minimizoni ose madje të eleminoni rrudhat në fytyrë, qafë dhe dekolte, dhe në të njëjtën kohë të eleminoni njollat e errëta në lëkurë. Përveç heqjes së rrudhave dhe sipërfaqes të lëkurës, lazeri i pjesshëm jo-ablativ vepron në lëkurë, duke rritur “elasticitetin” e tij dhe duke dhuruar një lëkurë më të fortë dhe më luminoze.

A ka efekte anësore?

Në ditët menjëherë pas trajtimit, lëkura mund të duket paksa e errët, por ky efekt zhduket brenda 4-5 ditëve.

Sa kohë zgjat efekti i trajtimit?

Efekti i ripërtëritjes së lëkurës zgjat rreth 2 vjet, pas së cilës rekomandohet një seancë mirëmbajtjeje çdo vit.

WhatsApp WhatsApp
Skip to toolbar