Lifting i krahëve

Të dhëna të përgjithshme

Shpesh, si pasojë e një rënie të theksuar në peshë, mund të shfaqet relaksimi indeve në nivelin e krahëve, me një tepricë të lëkurës. Një tepricë e tillë shtrihet nga bërryli deri në sqetull dhe është veçanërisht e dukshme kur krahët janë të ngritur ose të shtrirë. Shpesh, reduktimi i vëllimit të krahëve mund të kryhet me anë të një liposucioni të thjeshtë, kjo ndodh kur lëkura është mjaftueshëm elastike dhe nuk është nevoja të hiqet një sasi e madhe indi dhjamor. Në rast se liposucioni nuk mjafton, ai mund të shoqërohet nga heqja kirurgjikale e lëkurës ose e indit dhjamor. Ndërhyrja për rimodelimin e krahëve do të quhet në këtë rast dermolipektomi brakiale ose lifting i krahëve. Kjo ndërhyrje realizohet shpesh me anestezi lokale me sedacion, por në disa raste mund të kryhet edhe me anestezi të përgjithshme dhe pasohet nga prania e një cikatriksi në pjesën e poshtme të krahut.

Në cilin rast këshillohet

Brakioplastika mund të realizohet në rastet me relaksim të lëkurës së krahut, situatë kjo e shpeshtë në pacientët të cilët kanë pësuar një rënie të ndjeshme në peshë si pasojë e dietës ose e ndërhyrjeve kirurgjikale bariatrike. Difekti bëhet veçanërisht i dukshëm kur krahët mbahen të ngritura ose të shtrira dhe pamja e tyre estetike e pakëndshme mund të përbëjë një problem psikologjik të rëndësishëm.

Rezultatet

Ndërhyrja për rimodelimin e krahëve mundëson përmirësimin e pamjes të tyre. Nëse korrigjimi që nevojitet është minimal, shenjat zakonisht kanë një shtrirje të kufizuar duke u nisur nga zona e sqetullës. Në raste të tjera mund të jetë e nevojshme një heqje më e gjerë me cikatrice që shtrihen deri në bërryl. Kjo mund të ndodhë në pacientët të cilët i janë nënshtruar kirurgjisë bariatrike (për rënie në peshë). Rezultatet janë menjëherë të dukshme edhe pse nuk është i mundur rifitimi i kompaktësisë dhe i tonifikimit të lëkurës që gjendet tek të rinjtë.

Operacioni

Në rast se për shkak të pranisë së lëkurës së tepërt të relaksuar, nuk është i mundur zvogëlimi i vëllimit të krahut nëpërmjet liposucionit, kalohet në ndërhyrjen e dermolipektomisë brakiale ose lifting i krahëve. Kjo ndërhyrje përfshin heqjen e një sasie lëkure të mjaftueshme për të rikrijuar një formë harmonike dhe të kënaqëshme te krahut. Ndërhyrja e brakioplastikës zgjat mesatarisht 90 minuta dhe realizohet zakonisht me anestezi lokale me sedacion, ndonjë herë me anestezi të përgjithshme me një periudhë shtrimi që shkon një ose dy ditë. Incizioni kryhet në zonën mediale të krahëve dhe mund të shtrihet nga bërryli në sqetull, duke arritur ndonjëherë në sipërfaqen e kraharorit. Vendosja e dy drenazheve është e rëndësishme dhe rekomandohet për të parandaluar formimin e grumbullimeve seroze ose hematike. Shenja që ngelet pas ndërhyrjes do të fshihet në sipërfaqen e brendshme të krahut dhe do të jetë shumë pak e dukshme. Në fund të ndërhyrjes, aplikohet një mjekim kompresiv që do të zëvendësohet më pas nga fashoja elastike që pacienti do të mbajë veshur gjatë 4 javëve të ardhshme.

Pas Operacionit

Në fund të ndërhyrjes për lifting të krahëve pacienti duhet të ndjekë me përpikmëri këshillat e kirurgut. Në periudhën post-operatore pacienti duhet të mbajë veshur një fasho elastike për 20 ditë, duke synuar reduktimin e amplitudës së lëvizjeve të krahut. Drenazhet do të hiqen zakonisht pas 24 orësh në varësi të ecurisë post-operatore. Këshillohet që pacienti të pushojë për 15 ditë deri në heqjen e fijeve dhe të shmangë lagien e plagëve. Drejtimi i automjetit mund të rifillohet vetëm me miratimin e kirurgut. Nuk këshillohet ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell ose në rrezet ultravjollcë gjatë muajit të parë pas ndërhyrjes dhe përgjatë vitit të parë këshillohet aplikimi i mbrojtësve solarë SPF 50+ mbi vendet e incizionit.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp