Të dhëna të përgjithshme

Depilimi me lazer Alexandrite është një mënyrë e sigurt dhe efikase për eliminimin e qimeve të tepërta në fototipe të ndryshme të lëkurës. Bëhet fjalë për një teknikë që bazohet në parimin e selektivitetit termokinetik që vepron në melaninën e qimeve pa dëmtuar indet rrethues.

Në cilin rast këshillohet

Lazer depilimi Alexandrite këshillohet në rastet me hirsutizëm ose hipertrikozë, gjendje të cilat shoqërohen shpesh me një diskomfort të dukshëm psikologjik ose edhe me fenomene inflamatore të vazhdueshme dhe të përsëritura (folikulite të shpeshta). Sidoqoftë, nga depilimi me lazer mund të përfitojnë të gjithë burrat ose gratë të cilët dëshirojnë heqjen e qimeve të tepërta nga trupi i tyre. Ky trajtim nuk këshillohet në rastet e pacientëve që trajtohen me isotretinoinë (ac. retinoik, Vit. A), me produkte fotosensibilizuese, me akne të theksuar, diabet mellitus apo fototip VI.

Rezultatet

Të gjithë folikujt e qimeve ndjekin një cikël normal rritjeje i cili përfshin tri faza:

  • Fazën aktive (anagjenike)
  • Fazën tranzitore (katagjenike)
  • Fazën statike (telogjenike)

Faza aktive është momenti i vetëm kur ato mund të shkatërrohen. Përqindja e qimeve në fazën anagjenike ndryshon në varësi të zonave të ndryshme të trupit. Kjo do të thotë p. sh., që i njëjti trajtim i cili është i suksesshëm në fytyrë, mund të eliminojë një numër shumë të vogël qimesh në këmbë. Rezultatet e depilimit me lazer Alexandrite ndryshojnë nga një person në tjetrin por në përgjithësi mund të pohohet se numri i qimeve zvogëlohet në mënyrë drastike dhe ato që mbeten janë më të qarta dhe më pak të forta. Depilimi me lazer Alexandrite është përgjithësisht më efikas në qimet e errëta, dhe më pak efikas në ato të qarta.

Pas trajtimit

Pas trajtimit shfaqet një skuqje e lehtë e cila zhduket pas nje ore, dhe lehtësohen me përdorimin e një kremi qetësues. Seanca tjetër e trajtimit është pas rreth 4 javësh. Numri i seancave të nevojshme për të sulmuar ciklin e rritjes së qimes ndryshon shumë nga një zonë në tjetrën dhe nga një person në tjetrin. Normalisht, për të fituar një depilim kohëgjatë, mund të nevojiten 4-6 seanca.


Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp
Skip to toolbar