Trajtimi me teknikat lazer për ripërtëritje të duarve.
Duart janë një kartëvizitë e rëndësishme dhe janë një nga treguesit kryesorë të moshës tonë. Kjo është një nga zonat më delikate të trupit dhe më e ekspozuar ndaj agjentëve të jashtëm. Me kalimin e kohës, lëkura tenton të bëhet më e hollë dhe më e brishtë.
Në sajë të propozimeve të reja të mjekësisë estetike, është e mundur që të rivendoset toni dhe elasticiteti në lëkurë, e gjithë kjo nëpërmjet përdorimit të trajtimeve moderne me lazer.
Ripërtëritja e duarve me teknikë lazer
Metodologjitë më të avancuara për trajtimin e lëkurës përfshijnë përdorimin e:
- Lazeri fraksional CO2
- Lazer jo-ablativ i pjesshëm 1500
Si funksionon trajtimi kundër-plakje me teknikat lazer
Nxehtësia e lëshuar nga rrezet lazer avullon shtresat sipërfaqësore të lëkurës së dorës, duke hequr indet e dëmtuara dhe duke stimuluar prodhimin e qelizave të reja. Trajtimi drejtohet vetëm në pjesët e dëshiruara në mënyrë të kontrolluar, pa rrezikun e dëmtimit të pjesëve përreth.
Seancat zhvillohen në klinikë dhe pa përdorimin e ndonjë lloj anestezie.