Të dhëna të përgjithshme
Trajtimi i fytyrës me mikroinjeksione të Botox për eleminimin e rrudhave.
- Pjesë e trupit:Pjesa e sipërme e fytyrës
- Sesionet: 1
- Kohëzgjatja: 10 minuta
- Shqetësimet: Asnjë
- Rezultati përfundimtar: I menjëhershëm
Çfarë është botox?
Botox është një ilaç që redukton formimin e rrudhave për shkak të shprehive të fytyrës duke penguar përkohësisht veprimin e muskujve.
Në cilat trajtime përdoret botox-i?
Botox njihet për trajtimin e rrudhave të fytyrës. Efektiviteti i këtij trajtimi dhe kënaqësia e pacientit ka bërë që kjo metodë trajtimi të zëvëndësojë plotësisht kirurgjinë e fytyrës.
Si realizohet trajtimi?
Trajtimi konsiston në injektimin, brenda muskujve të fytyrës, të dozave shumë të vogla të toksinës së botox-it. Meqenëse injeksioni kryhet me një gjilpërë shumë të hollë, ato janë praktikisht pa dhimbje, nuk kërkojnë ndonjë lloj anestezi dhe nuk lënë asnjë shenjë të dukshme.
Sa kohë zgjasin efektet?
Efekti i botox-it zgjat afërsisht 4-6 muaj, pas së cilës këshillohet të përsëritet trajtimi periodikisht.
A është botox-i i sigurt?
Mund të përdoret pa rrezik, si në fushën estetike, ashtu edhe në trajtimin terapeutik të sëmundjeve të caktuara. Me kusht që natyrisht të jetë në duart e një mjeku me përvojë. Injektimi bëhet në sasi të tilla minimale në mënyrë që të mos ketë efekte të dëmshme.