Të dhëna të përgjithshme

Epilimi me lazer Alexandrite është një mënyrë e sigurt dhe efikase për eleminimin e qimeve të tepërta në fototipe të ndryshme të lëkurës. Bëhet fjalë për një teknikë që bazohet në parimin e selektivitetit termokinetik që vepron në melaninën e qimeve pa dëmtuar indet rrethues.

Në cilin rast këshillohet

Epilimi me lazer Alexandrite këshillohet në rastet me hirsutizëm ose hipertrikozë, gjendje të cilat shoqërohen shpesh me një diskomfort të dukshëm psikologjik ose edhe me fenomen inflamatore të vazhdueshme dhe të përsëritura (folikulite të shpeshta). Sidoqoftë, nga epilimi me lazer mund të përfitojnë të gjithë meshkujt ose femrat të cilët dëshirojnë eleminimin e qimeve të tepërta nga trupi i tyre. Ky trajtim nuk këshillohet në rastet e pacientëve që trajtohen me isotretinoinë (ac. retinoik, Vit. A), me produkte fotosensibilizuese, me akne të theksuar, diabet mellitus apo fototip VI.

Rezultatet

Të gjithë folikujt e qimeve ndjekin një cikël normal rritjeje i cili përfshin tri faza:

  • Fazën aktive (anagjenike)
  • Fazën tranzitore (katagjenike)
  • Fazën statike (telogjenike)

Faza aktive është momenti i vetëm kur ato mund të shkatërrohen. Përqindja e qimeve në fazën anagjenike ndryshon në varësi të zonave të ndryshme të trupit. Kjo do të thotë p. sh., që i njëjti trajtim i cili është i suksesshëm në fytyrë, mund të eleminojë një numër shumë të vogël qimesh në këmbë. Rezultatet e epilimit me lazer Alexandrite ndryshojnë nga një pacient në tjetrin por në përgjithësi mund të pohohet se numri i qimeve zvogëlohet në mënyrë drastike dhe ato që mbeten janë më të holla sec ishin në  gjendjen e tyre fillestare. Epilimi me lazer Alexandrite është përgjithësisht më efikas në qimet e errëta, sesa ne ato me të qarta.

Pas trajtimit

Pas trajtimit mund të shfaqet një skuqje e lehtë e cila zhduket pas një ore. Seanca e rradhes së trajtimit mund të jetë pas 4-6 javësh. Numri i seancave të nevojshme për të goditur ciklin e rritjes së qimes ndryshon shumë nga një zonë në tjetrën dhe nga një pacient në tjetrin. Normalisht, për të fituar një epilim kohëgjatë, mund të nevojiten mesatarisht 8 seanca.


Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp