Epilimi Përfundimtar tek Meshkujt

Teknikat lazer për epilimin përfundimtar tek meshkujt:.

  • Pjesë e trupit: Të gjithë
  • Seancat: 8 – 10
  • Kohëzgjatja: 5 – 90 minuta
  • KëshillaDuhet mbrojtje më e lartë kundër rrezatimit diellor

Epilimi përfundimtar tek meshkujt ka hyrë në jetën e përditshme të trajtimeve estetike. Ka disa arsye për këtë lloj epilimi: sportive, funksionale (më pak djersitje sidomos gjatë muajve të verës), ose thjesht estetike.

Pikërisht këta të fundit nuk janë për tu nënvlerësuar, sepse shpesh kur nuk ndihesh mirë me kraharorin, shpatullat dhe kurrizin me qime – mund të lindin pasiguri dhe madje edhe ankth në disa raste, më pas do të ndikojë shumë në personalitetin e një individi dhe në marrëdhëniet e tij sociale.

Para trajtimit te epilimit, disa informacione të dobishme

Faktorët individualë gjenetikë dhe familjar bëjnë që folikulat të prodhojnë qime. Një gjoks pa qime në krahasim me një me qime nuk ndryshon nga numri i folikulave – tepër të ngjashme – por për faktin se vetë folikulat të jenë aktiv ose jo. Është e rëndësishme të theksohet se në disa zona të trupit (sqetull, ijë, areola e gjoksit, kurriz dhe fytyrë) cikli është i kontrolluar nga sekretimi i hormoneve individual.

Epilimi perfundimtar tek meshkujt 

Ne u ofrojmë pacientëve tanë mundësinë për t’u trajtuar me teknologjitë më të mira lazer për një epilim të përhershëm. Duke marrë parasysh fototipin dhe karakteristikat e çdo qime individuale, është e mundur të identifikohet lazeri më i përshtatshëm.

Ne u mundësojmë pacientëve tanë:

  • Lazer alexandrite (standard i përsosur për eleminimin e qimeve )
  • Lazer Nd: yag (trajtimi i llojeve të lëkurës së errët)

Lazerat e listuar më sipër konsiderohen si “Gold Standard” për trajtimin e eleminimin e qimeve dhe konsiderohen superiore dhe më efektive se sa lazerat me puls dhe diodë.

Këto janë trajtime të kompetencës eskluzive mjekësore për tu garantuar pacientëve rezultate optimale në siguri të plotë.

Ne kemi aftësinë për të trajtuar lëkurën e bardhë dhe të errët, duke ndërhyrë në të gjitha zonat e trupit, në siguri të plotë dhe me efektivitet maksimal.

WhatsApp WhatsApp