- Të dhëna të përgjithshme
- Çfarë është peeling dhe si vepron lëkurë
- Patologji dhe Inestetizma që mund të trajtohen nëpërmjet Peeling
- Cilat janë rezultatet
- Koha e shërimit
- Cilat mund të jenë shqetësimet pas proçedurës
- Llojet e ndryshme të peeling
- Përgatitja për proçedurën
- Substanca që përdoren për përgatitjen
- Pas proçedurës
Të dhëna të përgjithshme
Peeling është një trajtim në mjekësinë estetike për tonifikimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës, duke dhënë asaj një efekt tonifikues dhe rinues.
Çfarë është peeling dhe si vepron në lëkurë
Peeling kimik i fytyrës është një trajtim estetik, nëpërmjet aplikimit në lëkurë të një substance kimike, nëpermjet eksofolimit stimulon rigjenerimin e qelizave te reja të lëkurës si dhe minimizimin e poreve te zgjeruara. Peeling kimik vepron në lëkurën e fytyrës përmes veprimit të mekanizmave të ndryshëm. Stimulon rigjenerimin qelizor duke hequr qelizat e vdekura të shtresës korneale, duke provokuar një përshpejtim të zëvendësimit të qelizave, një proces ky natyral i lëkurës. Eliminon qelizat e dëmtuara dhe të degraduara të lëkurës, të cilat zëvendësohen nga qeliza epidermale normale. Prodhon një inflamacion i cili aktivizon prodhimin e kolagjenit dhe të elastinës (rigjallërim dhe rinim të dermës përmes stimulimit të fibroblasteve për prodhimin e kolagjenit autolog). Peeling i fytyrës vepron si në nivel të lëkurës sipërfaqësore, ashtu edhe në nivel të thellë, megjithatë duhet të theksojmë se është më mirë të mos rrezikohet me një peeling të thellë, por të realizohen disa seanca të peeling sipërfaqësor ose të mesëm.
Patologji dhe Inestetizma që mund të trajtohen nëpërmjet Peeling
- Keratoza dhe plakja e lëkurës
- Cikatricet nga aknet
- Smaljaturat
- Rosacea
- Njollat
- Aknet
- Dermatiti seborroik
- Radiodermatitet
Cilat janë rezultatet
Përmirësimi i pamjes së lëkurës së fytyrës nëpërmjet heqjes së shtresave sipërfaqësore të epidermës.
Koha e shërimit
Koha e shërimit shkon nga 4-12 ditë në varësi të përqëndrimit të substancave të përdorura në peeling.
Cilat mund të jenë shqetësimet pas proçedurës
Skuqje ose errësim i lëkurës për disa ditë pas trajtimit, zhveshje e lëkurës për 8-10 ditë.
Llojet e ndryshme të peeling
Peeling mund të klasifikohen dhe të ndahen sipas llojit të substancës kimike të përdorur ose sipas thellësisë së veprimit në lëkurë. Në bazë të thellësisë së veprimit në lëkurë mund të dallojmë peeling shumë sipërfaqësor, peeling sipërfaqësor, peeling mesatarisht të thellë dhe peeling të thellë.
Përgatitja për proçedurën
Gjatë dy javëve përpara procedurës përgatitet lëkura duke përdorur kozmetikë me përmbajtje ac. glikolik dhe produkte që përmbajnë alfa hidrozë – acide për favorizimin e rigjenerimit dhe shërimin e shpejtë të lëkurës, si dhe substanca depigmentuese që pengojnë depozitimin e melaninës në sipërfaqen e lëkurës dhe zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së hiperpigmentimit post-inflamator.
Substanca që përdoren për përgatitjen
- Acid kojik
- Hidrokinon
- Krem solar
- AHA (alfa hidroksi acid)
Pas proçedurës
Ndiqni të gjitha udhëzimet e dhëna nga mjeku që ka kryer trajtimin. Pas procedurës është e domosdoshme mbrojtja absolute nga rrezet e diellit apo nga llambat UVA – UVB për të paktën dy muaj pas aplikimit të peeling. Duhen përdorur (edhe në shtëpi) produkte që përmbajnë filtra diellorë SFP 50+ mbrojtës, për të parandaluar hiperpigmentimet post-inflamatore. Lëkura duhet të lahet me një detergjent delikat, të shpëlahet me kujdes duke shmangur fërkimet e forta dhe irritimet dhe të mbrohet vazhdimisht me produkte zbutëse. Koha e shërimit shkon nga 4 në 12 ditë në varësi të përqëndrimit të përdorur në peeling.
Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!