Të dhëna të përgjithshme
Me anë të Ac. Hialuronik mund të realizohen disa trajtime të fytyrës:
- Mbushja e rrudhave të fytyrës (p.sh. brazdat rino-parietale)
- Suport i brendshëm i rrudhave (p.sh. rrudhat në cepat e buzëve)
- Zmadhim i buzës së sipërme ose të poshtme
- Zmadhim i mollëzave ose i mjekrës
- Mbushja e faqeve apo e zonave të tjera që paraqesin atrofi
- Lifting i fytyrës me Ac. Hialuronik (liquid face lift)
- Korrigjimi i brazdave poshtë qepallave (tear trough)
- Trajtime të personalizuara.
Kush mund të përfitojë nga kjo terapi
Ac. Hialuronik është një material absolutisht i sigurt që nuk shkakton reaksione alergjike apo efekte të tjera anësore. Terapitë që ne aplikojmë kanë të bëjnë me injektimin e Ac. Hialuronik. Pas injektimit, Ac. Hialuronik mbetet në trup për 10-14 muaj. Pas kësaj periudhe ai shpërbëhet dhe absorbohet nga organizmi. Me anë të injeksionit të Ac. Hialuronik mund të korrigjohen shenjat e ndryshme të plakjes së fytyrës ose të riforcohen disa tipare të saj. Në duart e një mjeku me përvojë kjo terapi mund të korrigjojë në mënyrë të përkryer ndryshimet e sjella nga plakja, duke ofruar një shumëllojshmëri alternativash, ose duke riforcuar më tej rezultatin e ndërhyrjeve të mëparshme. Nuk ekziston ndonjë moshë e caktuar për të filluar trajtimin me Ac. Hialuronik. Në moshat më të reja, terapia orientohet përgjithësisht drejt theksimit të disa tipareve, si p.sh. ato të buzëve dhe mollëzave. Në mosha më të avancuara terapia synon fitimin e një pamjeje më rinore të fytyrës.
Teknikat
Fytyra ndahet në seksione dhe çdo zonë analizohet veçmas në mënyrë që të identifikohen të gjitha difektet e mundshme. Bazuar në disa shenja të fytyrës vizatojmë linjat e orientimit, të cilat do të na mundësojnë një analizë të plotë dhe konstatimin e asimetrive të mundshme të fytyrës. Në vazhdim, me ndihën e këtyre linjave realizohet injektimi i Ac. Hialuronik të duhur në vendet që kanë nevojë për riforcim. Terapia ka për synim në njërën anë zvogëlimin e rrudhave dhe në anën tjetër tonifikimin e zonave të relaksuara. Përveç kësaj, Ac. Hialuronik përdoret për të përmirësuar disa tipare të tjera të fytyrës. Në mënyrë që të minimizojmë dhimbjen e injeksioneve, përdoret një kremë anestetike e posaçme (EMLA) e cila aplikohet para çdo seance. Injeksionet me Ac. Hialuronik përmbajnë edhe ato agjentë anestetikë shtesë, të cilat sigurojnë një zvogëlim të mëtejshëm të dhimbjes. Në zona si faqet, qafa dhe sytë përdoren të ashtuquajturat “skin boosters”, d.m.th. injeksione Ac. Hialuronik me veprim të trefishtë. Së pari përmirësojnë hidratimin e lëkurës dhe rrisin elasticitetin e saj. Së dyti, me injeksionin e duhur, arrihet ulja e relaksimit (liquid face lift) dhe në një kohë të mëvonshme stimulohet prodhimi i kolagjenit endogjen dhe i qelizave staminale, duke i dhënë lëkurës se fytyrës një pamje akoma më rinore. Në rastin e buzëve dhe të gojës, mund të përshtatim trajtimin në mënyrë që të arrihet rezultati i dëshiruar. Mund të korrigjojmë këndin e buzëve, të zvogëlojmë rrudhat e theksuara të buzës së sipërme, të tonifikojmë konturin e buzëve ose të zvogëlojmë strijet e holla vertikale të buzëve.
Pas trajtimit
Menjëherë pas terapisë bëhet një masazh i lehtë me një kremë të posaçme, e cila e qetëson akoma më shumë fytyrën dhe zvogëlon edemën e mundshme. Zakonisht nuk ngelen shenja pas trajtimit dhe shumica e pacientëve u rikthehen menjëherë punës dhe aktiviteteve të përditshme. Në varësi të trajtimit që aplikohet, mund të duhen 2-5 ditë që Ac. Hialuronik të akumulojë sasi të mjaftueshme uji dhe të marrë formën e tij përfundimtare. Pas trajtimit nuk ka dhimbje dhe ndërlikimet janë shumë të rralla. Gjatë disa procedurave zbatohen protokolle të tjera dhe injeksionet bëhen gradualisht me intervale tremujore, në mënyrë që të fitohet një kohëzgjatje ideale e rezultatit. Rezultatet e trajtimit me Ac. Hialuronik Trajtimi zgjat rreth 10-14 muaj. Megjithatë, në zona si buza, si rezultat i lëvizshmërisë dhe i aktivitetit natyral të enzimës hialuronidazë, veprimi i Ac. Hialuronidik është zakonisht më i shkurtër, rreth 6-8 muaj. Aplikimi i kësaj substance bëhet në sasi të caktuara dhe në mënyrë që të mos deformohen tiparet e fytyrës. Rezultatet janë gjithmonë natyrale.
Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!