Të dhëna të përgjithshme

Eleminimi i smaliaturave të barkut, vithet, kofshët, krahët me teknikat me lazer.

  • Pjesë e trupit: Bark, vithet, kofshët, krahët
  • Sesionet: 3 – 6
  • Kohëzgjatja: 10 – 20 minuta
  • Shqetësimet: Duhet mbrojtje më e lartë kundër rrezatimit diellor
  • Rezultati përfundimtar: I menjëhershëm

 

Si janë shenjat e smaliaturave?

Këto shenja janë më të zakonshme tek femrat gjatë periudhës së shtatzënisë, periudhë gjatë së cilës lëkura tendoset, por kjo situatë është gjithashtu e zakonshme në rastet e luhatjes në peshë apo gjatë adoleshencës në procesin e rritjes së trupit.

 

Trajtimi me laser i smaliaturave

Sot, falë evolucionit të teknologjive lazer, shumë prej smaliaturave të padëshirueshme mund të trajtohen në mënyrë jo kirurgjike dhe pa dhimbje.

Ka lloje të ndryshme të lazerave, secila prej të cilave është e përshtatshme për një qëllim të caktuar. Veprimi i kombinuar i lazerave të ndryshëm lejon që në mënyrë efektive të trajtohen shenjat e smaliaturave për t’i bërë ato virtualisht të padukshme. Falë dritës së lartë të energjisë, lazerat veprojnë në zonën e trajtuar, duke favorizuar stimulimin e kolagjenit të aftë për të rigjeneruar epidermën.

Lazerat më të përdorur për të eleminuar smaliaturat janë:

  • Ultraformer III
  • Venus Viva
  • Dye Laser (ideale për eleminimin e shenjave të smaliaturave)
  • Lazer i pjesshëm jo-ablativ
WhatsApp WhatsApp