Të dhëna të përgjithshme

Trajtimi i akneve të fytyrës ‘Rosacea’ me teknikat lazer.

Çfarë është Rosacea?

Rosacea (akne rosacea) është një sëmundje kronike inflamatore e lëkurës që shkakton skuqje të pjesës qendrore të fytyrës (mollzat, hundë, mjekër dhe ballë). Ndikon kryesisht në mosha të rritura (30-50 vjeç) me tonalitet të bardhë të lëkurës dhe flokë bjondë. Rosacea shfaqet kryesisht në një lëkurë shumë të ndjeshme.

Shkaqet e Rosacea

Edhe pse shkaqet e acne rosacea nuk janë ende të njohura plotësisht, mendohet se fillimi i saj është i lidhur me brishtësinë e kapilarëve, kryesisht për shkak të:

  • Predispozita gjenetike
  • Shkaqet mjedisore
  • Stilit të jetesës

Natyra nxitëse e problemit mund të përkeqësohet në prani të një sërë faktorësh përgjegjës si për shembull:

  • Stres emocional ose përpjekje të sforcuara fizike
  • Klima shumë e nxehtë ose shumë e ftohtë
  • Ushqime të nxehta, djegëse ose me aromë
  • Marrja e pijeve të nxehta ose alkoolike
  • Konsumi i tepruar i kafesë
  • Pirja e duhanit
  • Përdorimi i shpeshtë i saunave dhe banjot me avull
  • Ekspozimit i tepërt në diell
  • Përdorimi i disa ilaçeve (sidomos kontraceptivët dhe kortizonet)

Simptomat

Shfaqet me një skuqje të pjesës qendrore të fytyrës (faqe, hundë, mjekër dhe ballë), me një ecuri progresive e cila bën që simptomat të përkeqësohen me kalimin e kohës. Nëse nuk trajtohet siç duhet, rosacea mund të shkaktojë lezione të lëkurës, papules, ënjtje dhe skuqje të vazhdueshme.

Trajtime të mundshme për rosacea

Trajtimi i rosacea lejon një kontroll dhe një reduktim të shenjave dhe simptomave karakteristike të patologjisë. Trajtimi konsiston në bashkepunimin midis dermatologut dhe specialistit të terapisë lazer, permes trajtimit farmakologjik dhe perdorimit te Dye Laser.

WhatsApp WhatsApp