Të dhëna të përgjithshme
Trajtimi për Kuperozën, imperfeksion i lëkurës, me teknikat lazer.
- Pjesë e trupit: Fytyrë, qafë dhe dekolte
- Seancat: 1 – 5
- Kohëzgjatja: 10 – 20 minuta
- Shqetësimet: Mbrojtje më e lartë kundër diellit
- Rezultati përfundimtar: I menjëhershëm
Çfarë është Kuperoza?
Kuperoza është faza përfundimtare e një evolucioni të proceseve inflamatore që nga një gjendje e përkohshme ka degraduar në një fenomen kronik dhe të qëndrueshëm. Kjo është një lezion i lëkurës që prek më së shumti fytyrën dhe shfaqet në formën e vijave të kuqe si pasojë e zgjerimit të kapilarëve të gjakut. Kuperoza paraqitet me vija të vogla të përhapura, të lidhura me porozitetin e tepërt dhe brishtësinë e kapilarëve që humbin elasticitetin e tyre origjinale dhe zgjerohet në mënyrë të tillë që të formojë njolla të kuqërremta, të cilat nuk shkaktojnë probleme patologjike por shfaqen në vende të dukshme të fytyrës apo qafës.
Kjo është një imperfeksion që ndikon kryesisht tek femrat, por dhe tek meshkuj ka një incidencë prej 20%. Edhe pse nuk njihet si një problem patologjik, në disa raste kuperoza mund të fshehë një manifestim dermatologjik më serioz të njohur si rosacea, një çrregullim i lëkurës, duke shkaktuar papules, pustules dhe telangiectasia.
Shkaqet e Kuperozës
Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme dhe nuk ka një arsye të veçantë që shkakton këtë imperfeksion të lëkurës. Ndër faktorët që kontribuojnë në zhvillimin e kuperozës janë:
- Konsumi i tepruar i alkoolit
- Faktorë emocionalë
- Mungesa e disa vitaminave (sidomos vitamina C dhe PP)
- Mosfunksionim hormonal
- Variacionet klimatike
- Predispozita gjenetike
- Çrregullim të dietave ushqimore
Trajtim me lazer për kuperozën
Dye Laser përdor një rrezatim të kalibruar në gjatësinë e valës 595nm duke marrë efektivitetin maksimal të trajtimit të enëve të gjakut të dëmtuara. Ndjesia e perceptuar gjatë trajtimit është pothuajse pa dhimbje, falë pranisë së sistemit të integruar të ftohjes. Rezultatet shfaqen gjatë një ose më shumë seancave, me zbardhjen progresive të zonës së trajtuar. Dye lazer është ndër teknikat më të mira dhe efektive për tu përdorur në fytyrë.