Rrudhat janë një prej shenjave më të dukshme të plakjes së lëkurës: ato janë brazda ose përthyerje pak ose shumë të thella në sipërfaqen e lëkurës. Rrudhat konsistojnë në një thyerje të strukturës së lëkurës kjo si pasojë e mungesës së kolagjenit, duke shkaktuar tendosje dhe zgjatje të përsëritura në disa sipërfaqe të lëkurës, sidomos në në fytyrë. Një rol kryesor në shfaqjen e rrudhave, luan mungesa e elastinës.

Shfaqja e rrudhave lidhet ngushtë me faktorët gjenetikë dhe mënyrën e jetesës, midis të cilave përmendim pirjen e duhanit, stresin dhe ekspozimi i vazhduar ndaj rrezeve të dritës.

Është me rendësi të kryhet një trajtim kundër rrudhave për të eleminuar këto imperfeksione të lëkurës. Disa prej trajtimeve po i përmendim si më poshtë:

Laser CO2 i pjesshëm

Laseri dixhital ultrapulsive CO2RE është një sistem CO2 i pjesshëm i cili lejon trajtimin në mënyrë precize dhe efikase të sipërfaqes së epidermës dhe shtresave të mesme dhe të thella të dermës.

Laser i pjesshëm jo-ablativ

Veprimi i laserit të pjesshëm jo-ablativ 1550 është tepër efektiv për trajtimet e rigjenerimit të lëkurës dhe zbutjen e rrudhave në fytyrë, veçanërisht në sipërfaqet më të ndërlikuara si konturet e syve, qafës, duarve, dekoltës.

Filler

Në mjekësinë estetike, filler-at janë substanca të cilat injektohen tek indet poshtë lëkurës, për korrigjimin e rrudhave, brazdave, rënies dhe për të rritur volumin e buzëve, të zonave zigomatike, konturin e mjekrës dhe të sipërfaqeve të tjera të fytyrës. Një ndër filler-at më të përdorur përmendim acidin hialuronik.

Botox

Botoks-i është një ilaç i cili redukton formimin e rrudhave, duke frenuar përkohësisht veprimin e muskujve mimikë të fytyrës.

Trajtime të tjera kundër rrudhave

Disa prej trajtimeve të tjera kundër rrudhave përmenden si më posht:

  • “Peeling” kimik
  • Radiofrekuencën
  • Biorivitalizimin
WhatsApp WhatsApp