Transplanti i flokëve

Të dhëna të përgjithshme

Transplanti autolog i folikujve të flokëve është një procedurë e përdorur dhe e perfeksionuar përgjatë viteve dhe rezultatet e saj janë të testuara. Ka të bëjë me transferimin e flokëve tek i njëjti person prej zonave përgjithësisht të dendura, siç janë ato oksipitale dhe parietale, në zonat ku flokët mungojnë ose janë më të rrallë. Në këtë mënyrë flokët e mbjellë do të kenë të njëjtat tipare morfologjike dhe të vitalitetit.

Në cilin rast këshillohet

Në rastet e rënies së parakohshme të flokëve (alopecia androgjenike), në rastet e zonave me flokë të rralluar ose me mungesë të plotë të tyre si pasojë e traumave, djegieve, etj, si dhe zonat e prekura nga patologji inflamatore. Si meshkujt ashtu edhe femrat mund të përfitojnë nga kjo procedurë.

[/vc_row_inner]

Rezultatet

Rezultatet janë përgjithësisht të shkëlqyera, natyrale dhe afatgjata. Një seleksionim i kujdesshëm i kandidatëve në bazë të situatës klinike, moshës dhe sidomos të pritshmërive të tyre ka një rëndësi jetike për këtë lloj procedure, e cila sipas rastit duhet të përsëritet për të marrë një rezultat optimal.

Operacioni

Mund të realizohet me anestezi lokale ose me sedacion në një klinikë ambulatore. Flokët që do të transplantohen merren duke hequr një shirit lëkure nga zonat parieto-oksipitale (teknika strip) ose duke shkëputur cilindra të vegjël lëkure me disa flokë secili(teknika FUE). Në zonën ku do të mbillen flokët krijohen disa vrima mikroskopike në brendësi të së cilave do të vendosen graftet e përgatitur dhe të numëruar nga asistentët.

Pas Operacionit

Mjeku mund të përshkruajë analgjezikë sipas nevojës, antibiotiko-profilaksi perioperatore ose terapi kundër edemave. Këshillohet pastrimi i kujdesshëm i skalpit dhe shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet ultravjollcë përgjatë javëve të para.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp