Liposucioni

Të dhëna të përgjithshme

Aspirimi i dhjamit ose liposucioni, është një ndërhyrje kirurgjikale që lejon heqjen e përhershme të dhjamit të lokalizuar i cili është rezistent ndaj metodave tradicionale për dobësim.Liposucioni mund të kryhet në pothuajse të gjithë trupin por kryesisht në nivel të zonës së barkut, kofshëve, ijëve, gjunjëve dhe të zonës së mjekrës, zona ku rezultatet janë më të dukshme estetikisht. Aktualisht, është bërë i zakonshëm përdorimi i liposkulpturës, një teknikë që parashikon aplikimin e liposucionit edhe në indin dhjamor sipërfaqësor ku me kanula shumë të vogla fitohet efekti i “skulpturës” falë tërheqjes post-operatore të lëkurës.

Në cilin rast këshillohet

Liposucioni u këshillohet pacientëve me peshë të rregullt, me lëkurë mjaftueshëm elastike, të cilët paraqesin dhjam të tepërt të lokalizuar. Kandidati duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike dhe me pritshmëri realiste rreth rezultatit të procedurës. Është e rëndësishme të kuptohet se ndërhyrja do të përmirësojë pamjen, por ndonjëherë nuk mund të sigurojë një siluetë ideale. Mosha e kaluar nuk përbën një kundërindikim, megjithatë pacientët më të moshuar dhe me lëkurë më pak elastike nuk do të marrin të njëjtat rezultate si pacientët e rinj me lëkurë më elastike.

Rezultatet

Në përgjithësi rezultatet e ndërhyrjes me liposucion janë mjaft të kënaqshme. Cikatricet janë minimale dhe të vendosura në nivel të brazdave ose palave natyrale të lëkurës ku shenjat janë shumë pak të dukshme. Silueta trupore rimodelohet duke dhënë një hollim të zonave me grumbullim të dhjamit dhe duke respektuar në maksimum harmoninë e konstruktit të pacientit. Smaljaturat që mund të jenë të pranishme përpara ndërhyrjes nuk mund të korrigjohen nga liposucioni. Lëshimi i lehtë i lëkurës mund të përmirësohet nga liposkulptura, edhe pse në rastin e lëkurës shumë të rënë dhe jo elastike mund të indikohet një ndërhyrje për heqjen e indit të tepërt. Që në momentet e para pacienti mund të shohë ndryshimin në strukturën e tij trupore por rezultatet do të përmirësohen me uljen e edemës post-operatore deri sa të stabilizohen pas rreth 3 muajsh.

Operacioni

Mund të realizohet me anestezi lokale ose me sedacion në një klinikë ambulatore.

Pas Operacionit

Liposucioni mund të realizohet me anestezi lokale me sedacion dhe shtrim një ditor në rast se do të trajtohen sipërfaqe të vogla, ose me anestezi të përgjithshme ose peridurale në rastin kur ndërhyrja përfshin njëkohësisht disa zona të trupit, me heqje të një sasie më të madhe dhjami. Kohëzgjatja e liposucionit ndryshon në varësi të shtrirjes së zonave që duhen trajtuar, nga sasia e indit të hequr, nga anestezia dhe nga teknika e përdorur. Parimi i përgjithshëm i liposucionit është heqja e indit dhjamor të tepërt nëpërmjet përdorimit të kanulave të lidhura me aspirues. Incizionet e lëkurës shkojnë nga 2 në 5 mm dhe pas shërimit shenjat janë gati të padukshme. Kanula futet në dhjamin e nënlëkurës dhe shtyhet deri sa ta arrijë zonën e interesuar ku me një lëvizje të veçantë i çan qelizat dhjamore të cilat më pas aspirohen. Në fund të ndërhyrjes, pasi qepen incizionet e vogla dhe bëhet mjekimi i tyre, pacienti vesh një korse elastike-kompresive e cila duhet të mbahet veshur për rreth një muaj.

Ekzistojnë teknika të ndryshme të liposucionit:
  1. Teknika me infiltrim (tumescente)
  2. Teknika me kanulë vibruese
  3. Teknika me ultratinguj
  4. Teknika lazer

Teknika me infiltrim (tumescente) realizohet përmes infiltrimit të zonës që do të trajtohet me një tretësirë të përbërë nga solucion salin, anestetik lokal dhe adrenalinë. Indet fryhen si pasojë e injektimit të solucionit, prej nga vjen edhe emri i teknikës dhe kanulat përparojnë me lehtësi në brendësi të indit dhjamor duke bërë një aspirim të lehtë të dhjamit, me reduktim të gjakrrjedhjes, një zvogëlim të dhimbjes dhe të ekimozave post-operatore. Teknika e kanulës ose vibruese realizohet me një kanulë e cila në majën e saj ka një pajisje të veçantë që gjeneron vibracione. Liposucioni i bërë me këtë teknikë ka epërsinë se kryhet shpejt dhe shoqërohet me shumë pak edema dhe ekimoza pas ndërhyrjes. Liposucioni me ultratinguj realizohet nëpërmjet përdorimit të kanulave të cilat në ekstremitetet e tyre kanë një burim energjie me ultratinguj. Kjo energji shkakton çarjen e membranave të qelizave dhjamore dhe yndyra e lëshuar prej tyre aspirohet më pas me anë të liposucionit tradicional. Kjo teknikë ka epërsi në trajtimin e zonave fibroze ose veçanërisht të përhapura.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp