Të dhëna të përgjithshme

Cikatricet janë rezultati përfundimtar i riorganizimit të një indi të dëmtuar. Kur lëkura pëson një dëmtim, organizmi ynë vihet në lëvizje për të riparuar dëmtimin duke prodhuar fibra të reja kolagjeni. Nëse dëmtimi ka prekur shtresën sipërfaqësore të lëkurës, ky proces nuk do të lërë shenja të rëndësishme. Situata ndryshonë në rastin kur përfshihen edhe shtresat më të thella të lëkurës. Në këtë rast ekziston prirja për të formuar një cikatrice të dukshme.
Cikatricet tregojnë një ndërprerje të vazhdueshmërisë së lëkurës dhe të indeve nën të, duke ndikuar edhe në funksionimin fiziologjik të organeve. Cikatricet akneike formohen si pasojë e një dëmtimi indor. Ato përfaqësojnë përfundimin e dukshëm të dëmtimit dhe të vazhdimit të riparimit të indeve. Në rastin e patologjisë akneike, dëmtimi lidhet me përgjigjen inflamatore të organizmit, që fillon si pasojë e grumbullimit të baktereve, yndyrës dhe qelizave të vdekura në nivel të folikulit të yndyrës. Kur indet janë të dëmtuara, organizmi ndërmerr një proces riparues në zonën e dëmtimit dhe gjatë këtij procesi luajnë një rol themelor leukocitet dhe citokinat e inflamacionit, të cilat veprojnë me qëllim riparimin e indeve dhe parandalimin e mbi infeksioneve.
Në rrethana të tilla, ky proces riparues mund edhe të shkaktojë formimin e një dëmtimi të mëtejshëm, i cili mund të përfaqësohet nga formimi i një cikatriceje fibrotike ose nga një erozion indor. Në personat me prirje më të madhe për formim të cikatriceve, leukocitet dhe citokinat qëndrojnë në nivel të dëmtimit akneik për disa ditë ose disa javë. Përfundimi i kësaj persistence jo normale është pikërisht formimi i cikatrices akneike. Në përgjithësi cikatricet akneike janë më shpesh të lidhura me praninë e formave të rënda të akneve, sidomos ato të karakterizuara nga prania e lezioneve inflamatore të llojit nodulo-cistik, të gjendura në thellësi.

Terapia
  • Lazer CO2 Fraxel
  • Peeling
  • Terapi Mjeksore
  • Kremra

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp