Të dhëna të përgjithshme

Botox-i kur injektohet shkakton bllokimin selektiv të impulsit nervor të muskujve. Përdoret në kirurgjinë estetike për të eleminuar rrudhat e fytyrës të shkaktuara nga tkurrja e muskujve të mimikës, duke zbutur kështu ose duke eleminuar rrudhat midis vetullave, rrudhat e ballit dhe përreth syve (këmbët e pulës ) dhe nëse dëshirohet, një ngritje e bishtit të vetullave.

Në cilin rast këshillohet

Përdorimi i botox-it këshillohet në rastet e mëposhtme:

  • Rrudha ballore (horizontale)
  • Rrudha të buzëve (përreth gojës)
  • Rrudha dhe brazda midis vetullave
  • Lifting jo kirurgjik i vetullave
  • Këmbët e pulës (rrudha përreth syve)
  • Hiperhidroza e sqetullave, duarve dhe e këmbëve (djersitje e tepërt)
  • Rrudha të fytyrës të llojeve të ndryshme

Rezultatet

Minimizimi ose eleminimi i rrudhave në 5-7 ditë me rezultat përfundimtar deri në 15 ditë. Zgjatja e veprimit nga 4 deri 6-8 muaj me rënie graduale të efektit. E njëjta kohë veprimi edhe në trajtimin e hiperhidrozës.

Operacioni

Trajtimi kryhet në klinikë, pa qenë nevoja për shtrim dhe anestezi. Procedura zgjat rreth 10-15 minuta. Botox-i injektohet me një age të vogël në brendësi të muskujve të mimikës, pra muskujt e shprehjes së fytyrës. Pas procedurës pacienti mund t’i rikthehet menjëherë aktiviteteve të përditshme.

Pas operacionit

Nuk nevojitet asnjë trajtim post-operator, veçse duhet shmangur presioni dhe fërkimi i zonës së trajtuar përgjatë orëve të para.

Rreziqe dhe ndërlikime të mundshme

Shqetësimet si dhimbja, ndjenja e rëndimit, skuqja apo nauzea janë të rralla (1,5%) dhe zgjidhen në pak orë. Sipas rastit, mund të krijohen mavijosje përreth qepallave të cilat zhduken zakonisht në 2-3 ditë.


Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp