Mastektomia profilaktike

Të dhëna të përgjithshme

Mastektomia profilaktike realizohet zakonisht në rastet kur testet gjenetike vërtetojnë një rrezik të rritur për zhvillimin e kancerit të gjirit në të ardhmen.

Kush mund të përfitojë nga ndërhyrja

Mastektomia profilaktike ka të bëjë me heqjen e gjëndrës mamare si masë parandaluese, përpara zhvillimit të kancerit të gjirit. Kjo ndërhyrje pasohet zakonisht nga rindërtimi i menjëhershëm i gjirit. Procedura është bërë mjaft e përhapur në vitet e fundit pas hyrjes së metodave për zbulimin e femrave që i përkasin grupit me rrezik të rritur. Është zbuluar se ekzistojnë mutacione gjenetike specifike të trashëgueshme të cilat çojnë në shfaqjen e disa formave të kancerit. Gjene të tilla janë BRCA1 dhe BRCA2 (Breast Cancer) dhe më rrallë PALB dhe BRD7. Prania e mutacioneve të BRCA1 dhe BRCA2 shoqërohet me një mundësi të rritur të shfaqjes së kancerit të gjirit dhe të vezoreve, në krahasim me femra të cilat nuk i kanë këto mutacione. Nëse testet janë pozitive, këshillohet mastektomia profilaktike me rindërtim të menjëhershëm të gjirit. Edhe femrat me histori familjare për kancer gjiri rekomandohet t’i nënshtrohen mastektomisë profilaktike pas lindjes, edhe në rast se nuk kanë mutacione të këtyre gjeneve.

Teknikat

Mastektomia profilaktike fillon me planifikimin e ndërhyrjes, duke ndjekur gjithmonë kriteret onkologjike. Vendimi për ruajtjen ose jo të thithës merret gjatë konsultës, gjithmonë duke u bazuar në veçoritë anatomike të gjirit të çdo pacienteje. Incizioni bëhet në pjesën e poshtme të gjirit ose përreth thithës, por mund të nevojiten variacione teknike për korrigjimin e problemeve si gjoksi i rënë ose shumë i madhë. Nëpërmjet këtyre incizioneve bëhet heqja e plotë e indit mamar, i cili çohet më pas për ekzaminim histologjik. Më vonë bëhet zgjedhja e implantit të silikonit më të përshtatshëm në varësi të madhësisë së gjoksit dhe rezultatit të dëshiruar. Implanti vendoset nën muskulin pektoral të madh, në mënyrë që të sigurohet një mbulim më i mirë i tij. Në disa raste është i nevojshëm përdorimi i materialeve mbështetëse si rrjetat ose materialet ksenogjenike, për të krijuar një mbështetje më të mirë të polit të poshtëm të gjoksit.

Përgatitja Pre-Operatore

Bazohet në një ose dy takime gjatë së cilave kirurgu vlerëson situatën e pacientes dhe i përshkruan asaj pritshmëritë më realiste në rast se zgjedh t’i nënshtrohet ndërhyrjes. Nëse ekzistojnë disa alternativa, ilustrohen të gjitha mundësitë e trajtimit të problemit si dhe diskutohen koha, kostot dhe metodat. Pasi arrihet marrveshja për një program trajtimi të caktuar, planifikohet strategjia e ndërhyrjes me ndihmën e fotove, vizatimeve dhe matjeve. Pacientja nënshkruan formularët rutinë të dakortësisë me trajtimin e propozuar dhe merr listën e ekzaminimeve paraprake, si dhe përshkrimin e barnave të cilat duhet të marrë në vazhdim pas ndërhyrjes. Kjo fazë përfundon me një listë rekomandimesh mbi masat që duhen marrë në fazën post-operatore.

Pas Operacionit

Drenazhet hiqen ditën tjetër dhe qëndrimi në spital është 1-2 ditë. Në rastet kur ruhet thitha rezultatet janë menjëherë të dukshme. Në rastin kur thitha është hequr, rindërtimi i saj bëhet në një kohë të dytë, zakonisht pas 3-6 muajsh.

Rezultatet e mastektomisë profilaktike

Drenazhet hiqen ditën tjetër dhe qëndrimi në spital është 1-2 ditë. Në rastet kur ruhet thitha rezultatet janë menjëherë të dukshme. Në rastin kur thitha është hequr, rindërtimi i saj bëhet në një kohë të dytë, zakonisht pas 3-6 muajsh.


Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp