Rimodelim i vitheve

Të dhëna të përgjithshme

Me procedurën kirurgjikale Buttock Augmentation ose implantimi i protezave në vithe, implantohen proteza të gjeneratës së fundit për t’u dhënë vitheve të sheshta ose të zbrazura një pamje më të modeluar. Protezat janë me xhel silikoni, si ato të përdorura në zmadhimin e gjirit, por në ndryshim nga këto të fundit, xheli që ato përmbajnë është më koheziv dhe sipërfaqja me teksturë lejon fiksimin më të mirë të indeve. Konsistenca dhe forma e implanteve janë përcaktuese për të fituar një efekt natyral, po kështu edhe përmasat, që duhet të jenë mesatarisht 250 cc. Është mirë që ato të jenë të kalibruara për mos të qenë shumë të dukshme dhe artificiale. Gjatë vizitës fillestare, kirurgu mund të këshillojë zgjidhjen e disa problemeve gjatë të njëjtës ndërhyrje, në rast se pacientja paraqet shformime të shkaktuara nga jastëkët e vegjël të dhjamit. Shpesh herë, kur vithet janë të zbrazta paraqesin një lëkurë të rënë dhe kanë tendencën të grumbullojë dhjamë në zonën e hijeve. Zgjidhja qëndron në kryerjen e një ndërhyrje të dyfishtë me vendosje të protezave për të dhënë rrumbullakësi, dhe kryerje të liposkulpturës për rimodulimin e vitheve.

Operacioni

Protezat vendosen përmes një incizioni rreth 7 cm i cili kalon vertikalisht midis vitheve praktikisht i padukshëm. Implantet pozicionohen në pozicion retromuskular, pas muskulit gluteal të madh, në hapësirën midis spinës iliake dhe kokës së femurit. Ndërhyrja zgjat rreth një orë dhe parashikon shtrimin njëditor në klinikë. Disa seanca drenazhi limfatik manual do të favorizojnë uljen natyrale të ënjtjes. Një gjë e rëndësishme për t’u mbajtur parasysh pas ndërhyrjes është përdorimi i çorapeve elastike kompresive përgjatë një muaji.

Rezultati përfundimtar

Përveç një konsistence, projektimi dhe rrumbullakësie të rritur të vitheve, do të fitohet një lifting me natyrë permanente.

Kujt i këshillohet kjo ndërhyrje

Për ato paciente të cilët kanë një fundëshpine shumë të sheshtë ose të rënë. Jo vetëm femrat, pra mund ta kryejnë edhe meshkujt që duan një fundëshpinë më të tonifikuar.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp