Të dhëna të përgjithshme

Lazerat kanë tashmë një përdorim të gjerë në klinikat e kirurgjisë plastike. Në ditët e sotme, janë në përdorim teknologji të reja lazer për ristrukturimin e indeve të lëkurës të prekura nga ndryshimet e plakjes së moshës dhe nga dëmtimet distrofike, anetodermike apo cikatriciale. Kjo sjell në vetvete kohë më të shkurtra shërimi dhe shumë pak efekte anësore në krahasim me teknikat tradicionale.
Rinimi i pamjes së lëkurës paraqet një interes të vazhdueshëm. Gjatë përvojës sonë, rigjenerimi sipërfaqësor me lazer CO2 Fraxel, gjen vend në trajtimin e pacientëve me shkallë të ndryshme të dëmtimit nga rrezet e diellit të cilat mund të përmirësohen dhe të shërohen për një kohë më të shkurtër se me metodat tradicionale.
Kjo metodë rezultoi e efektshme për zbehjen e rrudhave dhe të njollave nga dielli falë neokolagjenogjenezës, duke dhënë një përmirësim të elasticitetit të lëkurës. Në këtë rast lëkura rezulton më e butë dhe më luminoze. Metoda mund të konsiderohet një përgjigje teknologjike e vlefshme ndaj kërkesave në rritje për rezultate të larta të trajtimit, në kohën më të shkurtër të mundshme të shërimit.
Rigjenerimi sipërfaqësor ablativ me burime Lazer CO2 Fraxel përfaqëson zgjidhjen më të mirë për trajtimin e dëmtimit të lëkurës nga ekspozimi kronik ndaj rrezeve UV.

Pacientë paraqesin tipare tipike të plakjes së fytyrës midis të cilave:

  • Shenjat e mimikës
  • Rrudhat
  • Poret e zgjeruara
  • Butësia e lëkurës
  • Hiperpigmentimet sipërfaqësore
  • Akne

Gjatë përvojës sonë teknologjia Lazer CO2 Fraxel ka rezultuar një metodë efikase dhe e sigurt duke mundësuar arritjen e rezultateve të kënaqshme me kohë të shkurtra shërimi.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

WhatsApp WhatsApp