Çfarë është mezoterapia?

Mezoterapia ose Intradermoterapia është një teknikë mjekësore injektuese, qëllimi i së cilës është të favorizojë eleminimin e lëngjet e tepërta, detoksifikojë trupin dhe përmirësuar tonin e lëkurës dhe elasticitetin. Veprimi i injeksioneve në mezoterapi, në fakt, është anti-inflamatore, vaskulare dhe lipolitike.

Kjo teknikë përfshin injektimin e një mix përbërësish, si vitamina, acid hialuronik, minerale, antioksidante dhe të tjera, brenda lëkurës, për një hidratim të thellë dhe intensiv të saj.

Përse përdoret mezoterapia?

Mezoterapia sugjerohet për trajtimin e:

  • Adipozitetit lokal dhe celulitit
  • Biostimulimit dhe rinimit të lëkurës së fytyrës
  • Pamjaftueshmërisë veno-limfatike
  • Adipozitetit rrethor

Metodologjia

Injektimi kryhet me anë të një ageje me gjatësi 4-6 mm e cila lejon injektimin e sasive të vogla të përbërëzve farmakologjike në zonat brenda lëkurës. Në parim, rekomandohen 8-10 seanca për të arritur rezultate të kënaqshme. Mezoterapia mund të suportohet nga trajtime shtesë si karboksiterapia, radiofrekuenca, kriolipolisi, intralipoterapia. Specialistët rekomandojnë që pacienti të konsumojë disa ekstrakte bimore ose ilaçe bimore për të ndihmuar mezoterapinë.

WhatsApp WhatsApp
Skip to toolbar