Lifting i kofshëve

Të dhëna të përgjithshme

Lifting i kofshëve mundëson heqjen e lëkurës së tepërt nga pjesa e brendshme e kofshëve. Ndërhyrja realizohet me anestezi të përgjithshme dhe pasohet nga prania e cikatriceve që nisen nga regjioni inguinal dhe arrijnë brazdën gluteale. Rezultatet e kësaj ndërhyrje janë që në fillim të kënaqshme në varësi të moshës dhe të kompaktësisë së lëkurës së pacientit.

Në cilin rast këshillohet

Procedura mund të realizohet në rastet me lëshim të lëkurës së sipërfaqes së brendshme të kofshëve, situatë kjo e shpeshtë në pacientët jo të rinj ose në ata që kanë pësuar ulje të mëdha në peshë si rezultat i dietës ose ndërhyrjeve kirurgjike bariatrike (për rënie në peshë).

Rezultatet

Ndërhyrja për lifting të kofshëve sjell një përmirësim të profilit të zonës së brendshme ose të përparshme të kofshëve. Nëse korrigjimi që duhet kryer është i vogël, cikatricet maskohen në brazdën inguinale dhe në atë gluteale.

Operacioni

Procedura zgjat rreth dy orë dhe realizohet zakonisht me anestezi të përgjithshme, me shtrim një ose dy ditor. Incizioni bëhet në brazdën inguinale dhe shtrihet deri në brazdën gluteale. Kirurgu kryen shkolitjen e lëkurës dhe indit dhjamor dhe bën heqjen e indeve të tepërta. Vendosja e dy drenazheve është e nevojshme dhe rekomandohet për të parandaluar formimin e grumbullimit seroz ose hematik në sipërfaqen ku ka ndodhur shkolitja. Në përfundim të ndërhyrjes, aplikohet një medikament kompresiv i cili do të zëvendësohet nga korseja elastike që pacienti do të mbajë veshur për 4 javët e ardhshme.

Pas Operacionit

Pas ndërhyrjes për lifting të kofshëve pacienti duhet të ndjekë me përpikmëri këshillat e kirurgut. Drenazhet hiqen zakonisht pas 24/48 orësh në varësi të ecurisë klinike.

Pacienti duhet:
  • të pushojë për 24/48 orë; më vonë mund të bëjë ecje të vogla duke shmangur sforcimet e panevojshme.
  • të mbajë veshur një korse elastike deri sa kirurgu të indikojë heqjen e saj.
  • të qëndrojë në pushim relativ për rreth 4 javë dhe gjatë kësaj kohe nuk këshillohet aktiviteti seksual apo sportiv.

Drejtimi i automjetit mund të rifillohet vetëm me miratimin e kirurgut dhe jo më parë se 2 javë. Dushi apo banjot janë të mundshme vetëm pas heqjes së fijeve. Nuk këshillohet ekspozimi direkt në diell ose rrezet ultravjollcë gjatë muajit të parë pas ndërhyrjes dhe vitin e parë këshillohet aplikimi i mbrojtësve solarë SPF 50+ mbi cikatricet. Mjekimi i plagëve dhe heqja e fijeve do të bëhen sipas indikacioneve të kirurgut dhe mund të ndryshojnë nga një pacient në tjetrin. Zakonisht, fijet hiqen pas 15 ditësh.

Jeni të interesuar për ndonjë nga shërbimet tona?
Mos humb kohë dhe rezervo tani konsultën tënde!

Skip to toolbar