Xanthelasmat janë puçrra të vogla me ngjyrë të verdhë dhe formë të sheshtë dhe të rrumbullakët që zhvillohen në lëkurën e palpeve ose në rrethinat. Këto puçrra përmbajnë depozita të pasura me yndyrë dhe kryesisht shoqërohen me nivele të larta kolesteroli ose trigliceride në gjak.

Simptomat e shfaqjes së sëmundjes?

Xanthelasmat mund të prekin individët e të dy gjinive, por më së shumti femrat. Xanthelasmat tentojnë të zhvillohen edhe në moshën e mesme. Ato shfaqen si njolla të verdha, zakonisht tek njëri prej syve ose afër hundës. Dimensionet variojnë nga 2 deri në 30 mm. Që në momentin që shfaqen, ato nuk zhduken me kalimin e kohës por qëndrojnë në trajtë permanente dhe me kalimin e kohës rriten në dimensione. Xanthelasmat nuk shkaktojnë simptoma shqetësuese në nivel mjekësor, por ato perceptohen prej pacientëve si një element i rëndësishëm anti-estetik.

Trajtimet dhe kurat për xanthelasmat

Si zgjidhja më e mirë për trajtimet ndaj xanthelsmat përmendim Laserin CO2.

Kirurgjitë estetike ofrojnë rezultatet më të mira, si në aspektin estetik ashtu edhe për reduktimin e efekteve anësore si çikatriçet dhe enjtjet

Skip to toolbar