Fibromat e lëkurës janë forma të reja të parrezikshëme të përbëra nga fibra të indit lidhës. Këto neoformacione priren të evoluojnë ngadalë, duke krijuar një pamje jo të këndëshme, edhe pse ato janë kryesisht neoplazma të padëmshme dhe asimptomatike.

Ku ndodhen fibromat

Fibromat formohen kryesisht në zonën e qafës dhe të sqetullës. Në shumicën e rasteve ato mund të formohen edhe në zonën e gjoksit dhe në qepallat e sipërme dhe të poshtme.

Kur është e nevojshme të hiqen fibromat

Rritja e fibromave shkakton më shumë probleme estetike sesa patologjike, pasi kur rriten në përgjithësi kanë një ngjyrë më të errët se lëkura (nga kafe e zezë në të zezë).

Eleminimi i tyre rekomandohet kryesisht kur fibromat janë në kontakt me rrobat (veshjen) ose zinxhirët (bizhuteri), p.sh. në qafë ose në rastin kur fibromat kanë gjakderdhje (për shembull me shkëputje të pjesshme).

Ndërhyrjet për eliminimin e fibromave

Trajtimi që ofron rezultatet më të mira është trajtimi me lazer CO2.

Është një trajtim jashtëzakonisht i thjeshtë dhe pa dhimbje, që duhet të kryhet në një seance të vetmë.

Shërimi zakonisht ndodh brenda pak ditësh dhe nuk lë shenja në lëkurë.

WhatsApp WhatsApp