Çfarë është kavitacioni?

Kavitacioni është një trajtim jo invaziv, i shkurtër dhe efektiv, i përdorur për të mjekuar imperfeksionet e depozitave të grumbulluara të dhjamit.

Si funksionon trajtimi?

Duke përdorur emetimet, ultratingujt transmetohen tek indet dhjamore, përmes masazhit relaksues rrotullues, i kryer me ndihmën e një xheli special i cili e bën lëvizjen më të shpejtë.

Prej cikleve të zgjerimit dhe ngjeshjes së valëve të gjeneruara prej ultratingujve, krijohen mikro-bulëzat e gazit të cilat zmadhohen derisa shpërthejnë si pasojë e trysnive të jashtme.

Shpërthimi i bulzave tek indet dhjamore çliron një valë goditëse e cila favorizon drenazhin e lëngjeve dhe çlirimin e acideve yndyrore nga qelizat, me një reduktim të dukshëm të volumit të tepërt.

Falë cikleve kavitacionale të shpejta dhe të suksesshme, çlirimi i acideve yndyrore prej indeve është i dukshëm praktikisht që në seancat e para për të gjithë grupmoshat. Kavitacioni është një fenomen fizik i cili konsiston në formimin e zonave avullore brenda një lëngu i cili më pas shpërthen. Në këtë rast ai vepron tek adipocitet, duke i shpaketuar dhe thyear ato dhe lejuar ri-absorbimin e yndyrnave të lirshme nga sistemi limfatik.

Zonat e trajtuara

Falë kavitetit është i mundur eleminimi i adipozitivëve të lokalizuar në bark, në legen, kofshë, gjunjë, vithe, kavilje, kyçe dhe krahë.

Zonat që nuk trajtohen

Sqetullat, ijet, duar, fytyrë dhe në kokë.

WhatsApp WhatsApp