Trajtimi i kokrrave të bardha me teknikat me lazer.
Si shfaqet kjo problematikë
Kokrrat e bardha, të njohura ndryshe si “pikat e qumështit”, janë një lloj shumë i vogël kisti sipërfaqësorë që karakterizohen si forma të rrumbullakta dhe nga qëndrueshmëria e tyre gjysmë solide. Zakonisht ato shfaqen në fytyrë, sidomos në hundë, në konturet e syve ose në faqe dhe për këtë arsye ata perceptohen nga të prekurit si një elementë i shëmtuar në fytyrë.
Shenjat dhe shkaqet e shfaqjes së tyre
Këto kokrra të bardha shfaqen si flluska të vogla të mbushura me keratin, ngjyrë të bardhë dhe dimensione që zakonisht nuk kalojnë 2 mm në diametër. Shpesh herë ata shumëfishohen, duke arritur deri në 50 njësi.
Ndryshe nga puçrrat e fytyrës, tipike e pubertetit, pikat e qumeshtit nuk janë karakteristikë e një grupmoshë të caktuar dhe mund të shfaqen kurdo, si në foshnje ashtu dhe në moshë madhore.
Shkaqet e shfaqjes së tyre ende nuk janë plotësisht të njohura, edhe nëse ato supozohet të jenë të favorizuara nga pastrimi jo i plotë i fytyrës ose nga përdorimi i tepruar i kozmetikës të papërshtatshme për llojin e lëkurës së tyre. Shkaqe të tjera të mundshme mund të lidhen me sëmundjet e veçanta dermatologjike, me ekspozimin e tepërt në diell ose përdorimin e ekzagjeruar të solarit.
Trajtimi i pikave të qumshtit
Nëse pikat e bardha tek fëmijët fillojnë të pakësohen spontanisht, tek të rriturit ato mund të hiqen vetëm me ndihmën e mjekut.
Ndër trajtimet më të rekomanduara mund të theksojmë heqjen e pikave të bardha me anë të lazerave CO2. Trajtimi nuk konsiderohet i vështirë dhe kryhet në klinikë.