Pse është Kirurgjia Plastike ende tabu?

“Frika nga gjykimi është pjesa më madhe e arsyeve pse njerëzit nuk janë të hapur për të biseduar hapur për ndërhyrjet estetike të realizuara. Ata mendojnë se do të perceptohen si njerëz sipërfaqësor.”


Sipas Shoqatës Amerikane për Kirurgjinë Plastike Estetike, në Amerikën e Veriut janë shpenzuar për procedurat kirurgjikale dhe jo kirurgjikale nga 12 miliardë dollarë në vitin 2015 në mbi 15 miliard dollarë në 2016, me një rritje prej 1.5 miliardë dollarë vetëm në vitin e kaluar. Lifting I fytyrës, rinoplastika, zmadhim I gjoksit, rimodelimi I vitheve janë operacionet më të kërkuara. Ndër to janë dhe injeksionet e fytyrës, si Botox për ripërtëritjen e fytyrës duke I dhënë një pamje më të re dhe relaksuese.

Megjithatë, si një kulturë, ne ende kemi një politikë mbizotëruese për të mbajtur veten. Çështja në fjalë do të përfaqësohej më së miri nga: Kardashianët. Jeta e tyre është një libër i hapur, por me një kërkim të thjeshtë në Google vëmë re se realiteti I tyre nuk përfshin dëshmitarë për ndërhyrjet estetike të mundshme të realizuara. Natyrisht, disa njerëz nuk e mohojnë, madje postojnë në rrjetet e tyre sociale si parukieri Garren në New York, I cili kohët e fundit ka postuar një fotografi të vetes së tij pas realzimit të injektimit , që i tregoi atij krahun në krah me dermatologun e tij, duke e falenderuar doktorin.

 

Dikur edhe ngjyrosja e flokëve ishte tabu. Rreth viteve 1950 ishte një reklamë e famshme [që thoshte] ‘Vetëm parukieria e saj e di’. Tani, burrat dhe gratë nuk kanë turp për të treguar se kanë lyer flokët e tyre. Megjithatë, janë më të pranueshme në disa vende të tjera, si Koreja e Jugut, apo Amerika Latine. Gratë në Amerikën Latine do të thonë: “Unë do të shkoj në Brazil për të bërë përsëri zmadhim gjoksi”, dhe ata nuk do të mendojnë dy herë për realizimin e saj. Në kulturën tonë, shihet si një karakteristikë negative dhe, si rezultat, shumë gra fshehin se sa e rëndësishme është bukuria për ta – edhe pse këto gjëra janë shumë të rëndësishme për shumicën.

 

Në një rast të rrallë, reperja e njohur Iggy Azalea pranoi se kishte bërë kirurgji estetike për rregullimin e hundës së saj dhe që kishte zmadhuar gjoksin dhe ajo inkurajoi edhe të tjerë të njohur për t’u bashkuar me të për tu rrëfyer.

Personazhet VIP pëlqejnë për të fshehur atë, madje edhe Botox-in. Ose është tepër e dukshme si në rastin e operacioneve të hundës, ata shpesh thonë se ishte një çështje frymëmarrjeje. Një pjesë e njerëzve mendojnë për ndëryrjet estetike si mashtrim, në një farë mënyre.

Give a Reply

WhatsApp WhatsApp