Ju jeni duke kërkuar shumë (a + b) / a = a / b = 1.618 … = Φ sot. Ky është një kompliment … dhe një ekuacion i vërtetë, për llogaritjen e bukurisë – në art, arkitekturë, në fytyra njerëzore. Dhe mund ta falenderoni matematikanin grek Euklid për formulën, që shpesh quhet Raporti i Artë. Kohët e fundit, Amber Heard dhe Kim Kardashian u konsideruan femrat më të bukura në botë nga një kirurg plastik i bazuar në Londër, të cilët e mbushnin madhësinë e buzëve, faqeve dhe vetullave në atë ekuacion të saktë.
Natyrisht, është e çuditshme kur bukuria bëhet reduktuese. Është shqetësuese. Me kusht që të mos keni frikë nga gjilpëra, kurrë nuk ka qenë më e mundur se sot – të arrini të realizoni rrugën tuaj drejt përmasave ideale të Euklidit. Pacientët kërkojnë më shumë karakteristika simetrike gjatë gjithë kohës. Problemi është që kjo nuk mund të ju përshtatet fytyrës së të gjithëve”
Mund edhe mos ta besoni por faktet tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë kryer më shumë se 6.6 milionë injektime ‘Anti-Aging’, sipas Shoqatës Amerikane për Kirurgjinë Plastike Estetike. Kjo është një rritje gati 40 për qind nga vetëm pesë vjet më parë.
Para se te kryeni injeksionin cështja është të shohësh se si është pamja e fytyrës, ku qëndron asimetria jote, si faqet tuaja të buta, mënyra se si buzëqeshni dhe të gjitha gjërat e tjera që e bëjnë fytyrën tuaj unike.
Një nga pikat më të rëndësishme është përzgjedhja e doktorit të duhur i cili do t’ju jape udhezimet e duhura per te gjitha injektimet qe ju deshironi të implementoni.
Teknikisht, “injeksionet supozohen të të tregojnë më të ri në moshë”, thotë Wechsler. Dhe sigurisht që po. Ato zbutin linjat. Rivendosin konturet që rrafshohen me kalimin e kohës. Injeksionet ngrejnë vetullat e ulura dhe shtendosin thonjtë. E megjithatë ekziston një limit në përdorimin e tyre. Imagjinoni të gjitha këto inovacione si një verë e kuqe – pirja e dozave të vogla aktualisht është një gjë e mirë, por nqs ju filloni të abuzoni me pirjen, qejfi do ju detyrojë të ndërmerrni veprime jo të këndshme duke e bërë fytrën tuaj të fryrë dhe le të themi në një gjendje “jo të këndshme” për ta parë.
Kështu nqs dikush mendon t’i nënshtrohet shiringave dhe nuk dëshiron që të duket paksa i “çmendur”, doktori Wu ka një këshillë: Nqs dermatologu nuk pranon t’ju thotë sa injeksione kryen ai brenda një jave, ky është flamuri i parë i kuq. “Ju nuk dëshironi të jeni pacienti i 5-të apo i 500-të i tyre”, thotë Wu. “Ju duhet të jeni pacienti i 5000-të i tyre.” E, nqs mbushja nga injeksionet shkon më tepër seç duhet, ekziston një injeksion tjetër që mund të rivendosë ndryshimet nga injeksionet. Një enzimë e quajtur hialuronidazë, mund të shpërbëjë fillerat me acid hialuronik brenda disa ditëve.
Ju duhet të siguroheni që doktori flet me ju. Arsyeja është: të shohë se si lëviz fytyra juaj, ku qëndrojnë asimetritë, si mbushen faqet tuaja, dhe të gjitha gjërat e tjera që e bëjnë fytyrën tuaj unike.