Pacientët që kanë kryer këtë ndërhyrje u shfaqën “më të rinj, më tërheqës, më të suksesshëm”
Nga ana tjetër pamja e jashtme ndikon ne mënyrë të drejtpërdrejtë për të fituar një vend pune, për të rritur vetbesimin në vetvete apo për të qenë aktiv në jetën sociale.
Femrat shfaqen 10 përqind më të suksesshme pas operacionit, 16 përqind më të shëndetshme
Sipas studimeve më të fundit gratë që i nënshtrohen procedurave kozmetike kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshme në jetën private dhe atë profesionale.
Në Universitetin John Hopkins Baltimore, u konstatua se pacientët që kishin realizuar Lifting e fytyrës ishin ‘më të rinj, më tërheqës, më të shëndetshëm dhe më të suksesshëm’.
Nga ana tjetër, ata që perceptohen si më atraktivë kanë më shumë gjasa të punësohen për një vend pune, marrin lehtësime gjyqësore dhe kanë mundësi më të mëdha të zgjidhen si kandidate politike, thanë hulumtuesit.
Në atë që mendohet të jetë studimi më i madh i këtij lloji, qindra njerëz kanë vlerësuar gratë para dhe pas lifting të fytyrës. Në vëzhgim u morën 483 vëzhgues të cilët në bazë të imazheve që panë vlerësuan si më të rinj, më të shëndetshëm dhe më tërheqës personat të cilët kanë kryer lifting të fytyrës.
Një ndërhyrje si lifting i fytyrës u gjet për ta bërë një grua të shfaqej katër vite më e re , të rriste atraktivitetin me 18 përqind dhe t’i bënte ato të dukeshin 16 përqind më të shëndetshme. Gjithashtu gratë u shfaqën 10 përqind më të suksesshme pas operacionit.
Personazhe të shumtë vip kanë pohuar që kanë kryer këtë procedurë për tu dukur më atraktive dhe për të patur më shumë sukses në punët e tyre si rasti i Broadchurch Sarah Parish 48 vjeçe, e cilësuar si ylli i ekranit .Ylli I popit Kylie Minogue ka pranuar më parë të jetë një admiruese e Botox-it.
Individët tërheqës konsiderohen nga të tjerët që të jenë më të lumtur, të gëzojnë më shumë sukses dhe të kenë personalitete më të preferuara shoqërore sesa individë më pak tërheqës. Dhe studiuesit thonë se pacientët pas operacionit të lifting të fytyrës kanë përmirësuar atraktivitetin dhe suksesin e perceptuar.
Gratë e reja që dëshirojnë të ndalojnë procesin e plakjes, po kthehen më shumë tek trajtimet estetike si fillers, lifting të fytyrës dhe procedurat e tjera që çuan rritje tek të ardhurat e industrisë së kirurgjisë plastike.
Shpenzimet për kirurgji plastike për qëllime jo mjekësore dhe procedura të tjera kozmetike, të tilla si Botox janë shifra githmonë e në rritje. Kirurgët vitin e kaluar kryen rreth 1 milion liposucione , zmadhim të gjoksit dhe ndërhyrje të tjera estetike raportoi Shoqata Amerikane për Kirurgjinë Plastike Estetike.
Operacionet përbënin 56 për qind të procedurave kozmetike vitit të kaluar, ndërsa praktikat jo invazive, duke përfshirë mbushëset injektuese dhe peeling kimik, përbënin 44 për qind.