A është kirurgjia estetike dhurata e re e diplomimit?

A është kirurgjia estetike dhurata e re e diplomimit?

Diplomimi shënon një nga arritjet më të madha, dhe studentët pas hedhjes së kapeleve janë gati për t’u nisur në një udhëtim që ndryshon jetën, kjo edhe për zbulimin e vetvetes. Në shoqërinë moderne, në vitet e mëparshme, prindërit krenarë për diplomimin në shkollën e mesme të fëmijëve të tyre u dhuruan një makinë, nëse ata mund ta përballonin atë. Tani, më shumë prindër u japin fëmijëve kirurgjinë plastike si një dhuratë. Trajtimet kozmetike si dhurata të diplomimit janë padyshim në rritje. Sipas Shoqatës Amerikane për Kirurgjinë Plastike Estetike, millennials 19-34 vjeç llogariten për 17.6 përqind e proçedurave të përgjithshme estetike të kryera në vitin 2016.


Në thelb të proçedurave festive ajo cfarë bie në sy, duke ndarë rastin e një pacienti, prindërit i dhuruan fëmijës një sërë trajtimesh lazer për të korrigjuar plagët e akneve që gjithmonë e kishin mënjanuar atë shoqërisht.

“Prindërit modernë janë shumë të hapur për të ndihmuar fëmijët e tyre të ndihen mirë për trupat dhe pamjen e tyre të jashtme, veçanërisht kur rreziqet janë kaq minimale dhe rezultatet mund të rrisin vetëbesimin e tyre”.

Tranzicioni nga kolegji në karrierë u lejon gjithashtu transformime më të rëndësishme. Rinoplastika është një nga dhuratat e diplomimit më të shpeshta madhe. Një tjetër proçedurë që merret nga të diplomuarit është kirurgjia plastike për rregullimin e veshit dhe zmadhimi / zvogëlim i gjoksit.

Kur të rinjtë janë gati për të hyrë në një fazë tjetër të jetës, prinderit bien dakord dhe financojnë ndërhyrjet estetike, rezultatet e të cilave janë të dukshme te fëmijët. Pas rregullimeve të pamjes së jashtme, atyre u rritet vetbesimi dhe pasiguritë ju eleminohen.

Give a Reply

WhatsApp WhatsApp